Balla pret numrin 2 të Policisë italiane: Grupe të përbashkëta hetimore për goditjen e krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, priti Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Italian, Prefektin Vittorio Rizzi


Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes Policisë Shqiptare dhe Policisë Italiane janë në një fazë intensive. Këtë e dëshmon numri i lartë i grupeve të përbashkëta investiguese, mes dy shteteve, për hetime që shtrihen në 2 vendet fqinje.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë takimit që pati me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Italian, Prefektin Vittorio Rizzi vlerësoi kontributin e tij, pikërisht për këtë efektivitet.

“Bashkëpunimi me Polizia di Stato dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese italiane është në nivelin më të lartë dhe më efikas. Kemi ngritur 14 ekipe të përbashkëta hetimore për goditjen e krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike, krimin kibernetik, financiar etj”, u shpreh Balla në një postim në rrjetet sociale, pas takimit mbajtur në Tiranë. (ATSH)

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”