Manastirliu: Me buxhetin e vitit 2024, zgjerojmë lëvizjen sportive në shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se përmes buxhetit të vitit 2024 synohet zgjerimi i lëvizjes sportive, “Sporti në Shkolla”.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, në konferencën mbi sportin, si motor zhvillimi, bëri të ditur se përmes buxhetit të vitit 2024 synohet zgjerimi i lëvizjes sportive, “Sporti në Shkolla”.

Në aktivitetin nv Thumanë ku mori pjesë dhe Kryeministri Edi Rama, Manastirliu garantoi se, qeveria ka në fokus sportin, qoftë në kultivimin e talenteve të reja, ashtu edhe përmes motivimit të sportistëve elitarë.

“Dua të falenderoj të gjithë federatën tonë, jam më shumë se 26 federata që kontribuojnë për evenimentet sportive, duke bërë atë që dinë më mirë, jo vetëm të trajnojnë profesionistët e sportit, por edhe të kultivojnë talentet e reja në rrafshin sportiv. Në fakt, prioritet i prioriteteve, që është bërë edhe realitet, është lëvizja sportive në shkolla”, tha Manastirliu.

“Këtu dua të falenderoj Komitetin Olimpik Shqiptarë, që duke u mbështetur nga qeveria ka angazhuar mbi 10 000 nxënës, 700 skuadra dhe mbi 400 trajner, për t’u angazhuar në këtë lëvizje të madhe që po ndodh përmes lëvizjes sportive sporti në shkolla. Këto komunitete të reja të cilat sot po shohim se si gëlon dhe gjallon jeta komunitare, i shërbejnë fëmijëve, por nga ana tjetër, se si infrastruktura sportive u shërben fëmijëve për një jetë të shëndetshme dhe mirëqenies komunitare”, nënvizoi Manastirliu.

Marrë nga ATSH

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…