Shqipëria e para në Europë për rritje të fluturimeve

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se në periudhën janar-shtator, në vend kanë hyrë gjithsej 8.3 milionë shtetas të huaj


Organizata Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (Eurocontrol) e renditi Shqipërinë të parën në Evropë me rritje të numrit të fluturimeve në javën 16-22 tetor, në raport me periudhën e parapandemisë.

Ndërsa ndau statistikat e publikuara nga Eurocontrol, kryeministri Edi Rama u shpreh se edhe tetori shënoi një bum në turizëm si kurrë më parë.

Ndërkohë, Rama tha se Aeroporti “Nënë Tereza” vazhdon në krye të klasifikimit të Agjencisë Europiane të Trafikut Ajror, për rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se në periudhën janar-shtator, në vend kanë hyrë gjithsej 8.3 milionë shtetas të huaj, shifër kjo 29 % më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sipas shifrave zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, nga 1 janari deri në fillim të muajit tetor të këtij viti mbi 5.4 milionë pasagjerë janë përpunuar vetëm në Aeroportin e Rinasit, duke shënuar rritje me 37 % krahasuar me 2022.

Institucionet turke shënojnë Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve

Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, takim me nxënës të shkollës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Institucionet turke shënojnë Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve

Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, takim me nxënës të shkollës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri