EURO U-19 për vajza, Shqipëria humbet me Zvicrën

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Wil’ të Zvicrës, vajzat kuqezi u mundën me rezultatin 3-0.


Shqipëria e vajzave U-19 luajti mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Zvicrës, e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2024.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Wil’ të Zvicrës, vajzat kuqezi u mundën me rezultatin 3-0.

Trajneri i Shqipërisë U-19, Kreshnik Krepi hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Amelia Mone (GK), Angela Nika, Rexhina Maxhalaku, Rosela Vasa, Xhesika Ndoj, Arlinda Kodra (c), Alesja Çinaj, Era Methoxha, Klesta Ago, Jehona Coka dhe Klaudia Borci.

Vendaset kaluan në avantazh në minutën e 37-të, pasi ekzekutuan saktë një goditje dënimi nga Sydney Schertenleib. Pavarësisht insistimit të vajzave kuqezi për të gjetur baraspeshën, pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 1-0 për Zvicrën.

Në fraksionin e dytë, ekipi ynë pëson edhe dy gola të tjerë në harkun kohor të tre minutave, me Kamber dhe Knapp që trefishojnë shifrat për vendaset. Vajzat kuqezi përpiqen të reagojnë, fillimisht me Vasën, e më pas me Ndoj-in, por pa fat. Takimi mbyllet me rezultatin 3-0 për Zvicrën.

Zvicra ishte në fakt kundërshtari më i fortë i grupit B1, ku bënte pjesë edhe ekipi ynë Kombëtar, Qipro e Lituania. Shqipëria e mbyll kështu këtë raund kualifikuesesh në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa Zvicra renditet në vendin e parë me 9 pikë.

Çfarë duhet të presim nga Donald Trump

Por, çështja është ku do të ndalet dora e Donald Trump?

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Çfarë duhet të presim nga Donald Trump

Por, çështja është ku do të ndalet dora e Donald Trump?