Presidenti Begaj merr pjesë në ceremoninë e prezantimit të kolanës “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX-të”

Botimi me pesë vëllime i Institutit të Historisë, bazuar në projektin e Ministrisë së Arsimit, është produkt i kërkimeve shkencore dhe kontributit të studiuesve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.


Presidenti i Republikës së Shqipërisë,  Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e prezantimit të kolanës “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX-të”. Botimi me pesë vëllime i Institutit të Historisë, bazuar në projektin e Ministrisë së Arsimit, është produkt i kërkimeve shkencore dhe kontributit të studiuesve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Republikës vlerësoi përpjekjet për të risjellë të vërtetën e së shkuarës së Shqipërisë. “Shkrimi i drejtë dhe pa komplekse i historisë, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit të XX-të në veçanti, ka rëndësi”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX-të, sipas Presidentit i Republikës, është një panoramë historike e plotë.

“Marrëdhënia jonë me të kaluarën nuk ka qenë e lehtë, ndaj shkrimi i drejtë dhe pa komplekse i historisë në përgjithësi, dhe i asaj të gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë në veçanti, ka rëndësi”  

 Për sa i përket tentativave për deformimin e historisë së Shqipërisë, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e shkrimit të së shkuarës nga historianët, të cilët garantojnë jo vetëm aplikimin e metodës shkencore, por edhe objektivitet, integritet dhe nevojën e ndërveprimit mes institucioneve kërkimore.

“Nëse më lejoni, një analogji: “Historia” është si një skulpturë, të cilën, për ta njohur, duhet ta shohësh nga këndvështrime të ndryshme. Ajo vërtetë mund të shkruhet nga historianët, por kërkon kontributin e studiuesve nga fusha të ndryshme. Po aq rëndësi sa kanë ngjarjet politike në kuptimin e situatave të caktuara, ato do të mbesin si teka individuale nëse nuk merren si pjesë e totalitetit të zhvillimit të një kombi ku arti, kultura, gjuha, doket e zakonet luajnë rolin e tyre të pazëvendësueshëm”

Duke iu refruar procesit integrues të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Kreu i Shtetit vlerësoi se ky rrugëtim, në kontekstin e njohjes së historisë, merr një kuptim të veçantë pasi është, në një farë mënyrë, kthim në origjinë.

“Prandaj është me rëndësi që tregimi i drejtë i narrativës së kombit tonë të shihet nën dritën e përpjekjeve tona historike për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, me frymë europiane,”– deklaroi Presidenti Begaj, duke ritheskuar se pavarësisht pengesave dhe devijimeve, shqiptarët janë të vendosur për destinacionin drejt Europës demokratike.     

Rama dhe Gonxhja inspektojnë punimet në kantierin e GKA: Dhjetëfishim i hapësirave për ngjarjet artistike

Përmbyllja e punimeve në kantierin e Galerisë Kombëtare të Arteve parashikohet të bëhet në fund të këtij viti.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama dhe Gonxhja inspektojnë punimet në kantierin e GKA: Dhjetëfishim i hapësirave për ngjarjet artistike

Përmbyllja e punimeve në kantierin e Galerisë Kombëtare të Arteve parashikohet të bëhet në fund të këtij viti.