Balla: Strukturë e re në Policinë e Shtetit, ngrihet “Forca Kombëtare e Sigurisë Publike”

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla njoftoi krijimin e një strukture të re të policisë, që do të quhet “Forca Kombëtare e Sigurisë Publike”.


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla njoftoi sot krijimin e një strukture të re të policisë, që do të quhet “Forca Kombëtare e Sigurisë Publike”.

Në një intervistë televizive, Balla sqaroi se nuk do të ketë dy polici, por do të jetë një strukturë e re brenda Policisë së Shtetit.

“Jo vetëm FNSH, do futen edhe struktura të tjera, ku përjashtohet RENEA. RENEA do vijojë siç është, është histori e madhe suksesi. Por, është e pamundur për shembull që Policia vendore e Sarandës të përballojë një sezon turistik me forcat e veta. Atëherë, Forca Kombëtare e Sigurisë pikërisht do të ketë. Në momentin që kemi familjaritet të tepërt të policisë vendore me elementët kriminalë me problematikat e sigurisë, Forca Kombëtare e Sigurisë do të jetë një forcë, në drejtimin e drejtpërdrejtë të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që shkon dhe merr përsipër operacionet, vendosjen e sigurisë publike, shtimin e forcave sa i përket ngjarjeve të mëdha”, tha ai.

Balla theksoi gjithashtu se prioritet kryesor mbetet paketa e sigurisë në shkolla dhe goditja e fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Ndërsa përmendi mbi 400 të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli”, Balla tha se lufta kundër trafikut drogës duhet të jetë më sistematike.

Ministri vuri gjithashtu në dukje edhe faktin se gjatë këtij sezoni turistik, nuk ka pasur asnjë ngjarje kriminale të ndodhur ndaj një shtetasi të huaj. “Kjo e ka bërë Shqipërinë jo vetëm një destinacion turistik me natyrë dhe bregdet të veçantë, por edhe një destinacion më të sigurt”, shtoi ai.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…