TKOB shpjegim zanor për të verbërit

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, i pari institucion i kulturës, që ofron mundësi të barabarta për të gjithë


TKOB do të mundësojë që edhe artdashësit që kanë vështirësi në shikim të mund të shijojnë plotësisht shfaqjet e operës dhe baletit, me përshkrim zanor.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit bëhet kështu i pari institucion i kulturës në vend, që ofron mundësi të barabarta për të gjithë spektatorët, pavarësisht kufizimeve fizike.

Për këtë arsye sot në ambientet e TKOB u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit mes Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe United Nations Association Albania për të mundësuar 5 shfaqjet e para me përshkrim zanor.

E pranishme në nënshkrimin e këtij memorandumi, drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, Abigeila Voshtina u shpreh se trajnimet e stafit do të vijojnë më tej, për të shtuar gamën e shfaqeve me përshkrim zanor në TKOB.

“Aktualisht që flasim është trajnuar stafi i TKOB-së, regjisorja dhe një punonjëse, por do të trajnohet edhe baletmaestri, dhe në kohë reale, gjatë kohës që performohet, u shpjegohet artdashësve që nuk shohin, se çfarë po ndodh në skenë”, – u shpreh Abigeila Voshtina.

Shfaqja e parë në Shqipëri për artdashësit që nuk shikojnë, është “Arrëthyesi”, që do të mundësohet në bazë të këtij memorandumi, e që do pasohet edhe me 4 shfaqje të tjera.

Lexo më shumë nga

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm