Faza e dytë e rehabilitimit të Gjanicës, Rama: Frymëmarrje e gjelbër për Fierin

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga investimi që po merr jetë në shtratin e lumit Gjanica


Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga investimi që po merr jetë në shtratin e lumit Gjanica dhe segmenteve përgjatë tij, duke kaluar nga mbindotja në një frymëmarrje të gjelbër për qytetin e Fierit.

Rama përcolli në rrjetet sociale pamje nga transformimi që po ndodh në segmentin e dytë të lumit Gjanica, duke krijuar siç thotë kreu i qeverisë, pas dekadave mbeturina dhe ndotje, tashmë një rrugë të re të frymëmarrjes për fshatrat dhe zonat në anë të lumit.

“Transformimi i segmentit të dytë të Gjanicës, ka futur në shtrat një lumë të zhytur mes ferrave, kallamishteve e plehrave të mbledhura me dekada, duke krijuar rrugë të re frymëmarrjeje të gjelbër që përshkon Fierin e Rilindur dhe u jep mundësi qytetarëve të lëvizin në këmbë në një pedonale të gjatë”, shkruan Rama.

Rehabilitimi i segmentit të dytë të lumit Gjanica do të plotësojë më tej mozaikun e transformimit urbanistik që po ndodh në qytetin e Fierit. Faza e dytë po zbatohet në një gjatësi prej 2 kilometrash dhe vjen në vijim të investimit për sistemimin e lumit. Ky projekt synon të rikthejë lumin Gjanica në një nga asetet natyrore më të rëndësishme të zonës urbane të qytetit të Fierit.

?Transformimi i segmentit të dytë të Gjanicës #VetëmPërpara➡️??

?Transformimi i segmentit të dytë të Gjanicës, ka futur në shtrat një lumë të zhytur mes ferrave, kallamishteve e plehrave të mbledhura me dekada, duke krijuar rrugë të re frymëmarrjeje të gjelbër që përshkon Fierin e Rilindur dhe u jep mundësi qytetarëve të lëvizin në këmbë në një pedonale të gjatë???☀️? ?

#VetëmPërpara➡️??

Posted by Edi Rama on Sunday, November 5, 2023

Petro Luarasi, durrsaku që doli në pension në Departamentin e Shtetit

Gëzuar 80-të vjetorin e lindjes Petro Gjini Luarasi!

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Petro Luarasi, durrsaku që doli në pension në Departamentin e Shtetit

Gëzuar 80-të vjetorin e lindjes Petro Gjini Luarasi!