Java Kulturore Hungareze, simpozium kushtuar poetit Petőf dhe koncert

Dita e katërt e “Javës së Kulturës Hungareze”, përtej eventeve të planifikuara në qytetin e Korçës, u karakterizua dhe nga dy evente të rëndësishme dhe substanciale në Tiranë.


Dita e katërt e “Javës së Kulturës Hungareze”, përtej eventeve të planifikuara në qytetin e Korçës, u karakterizua dhe nga dy evente të rëndësishme dhe substanciale në Tiranë.

Paraditen e djeshme u mbajt një simpozium i dedikuar, ndërsa në mbrëmje erdhi një performancë e jashtëzakonshme e Korit Hungarez.

Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit në Tiranë u mbajt “Petofi në botë dhe thatësia kulturore e sotme”, nën moderimin e mjeshtërisë së fjalës së gazetarit dhe poetit të njohur Aleksandër Çipa.

Referues në simpozium ishin mjaft figura të dalluara: Erion Kristo, gazetar, pedagog dhe përkthyes me mjaft përvojë; Manjola Lumani, gjuhëtare me perspektiva të thella mbi ndërveprimin kulturor të gjuhës;
Kleo Lati, shkrimtar dhe përkthyes i mjaft librave, veprat e të cilit përshkojnë kufijtë kulturorë; dhe Behar Gjoka, një nga kritikët dhe studiuesit letrar bashkëkohor më produktiv, analizat e të cilit pasurojnë dialogun letrar.

Pika qendrore e këtij diskutimi ishtë trashëgimia me ndikim e poetit kombëtar të Hungarisë, Sándor Petőfi, dhe shtresëzimet e rëndësishme të romantizmit, rrymës së cilës i përkonte shkrimtari i madh.

Folësit u fokusuan në elemente të ndryshme të influencës së Petőfit, që nga konteksti historik dhe ai letrar, te veçoritë stilistikore dhe gjuhësore të autorit, deri te impakti i tij parë në realitetin më të gjerë letrar të shekullit të XIX.

Takimi u çel me një fjalë hapëse të AdamLovassy, të Ngarkuarit me Punë nga Ambasadës e Hungarisë, dhe u përmbyll me fjalën e diplomates Mira Hoxha, ish-Ambasadore e Shqipërisë në Hungari.

 

Një mbrëmje e magjishme me kolegët shqiptarë dhe ata hungarez ku përmjet artit tregojmë larmshmërinë e dy kulturave

 

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

Ministri i MEKI ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

Ministri i MEKI ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë