“Faksimile”, një traktat i përjetshëm dashurie mes artit dhe poezisë

REPORTAZH nga ekspozita “FAKSIMILE”, e “Mjeshtrit të Madh”, Helidon Haliti, të hapur nga 6 nëntori në Galerinë FAB.


Nga Dash Frashëri

“Faksmile”, një traktat dashurie mes artit dhe poezisë!

Ekspozita e shumëpritur e “Mjeshtrit të Madh” Helidon Haliti, e hapur në Galerinë FAB, tashmë është e gjitha për t’u shijuar nga artadashësit.

Ceremonia e Hapjes ishte një “ekspozitë” më vete.

Disa qindra të pranishëm: artistë, piktorë, skulptorë, shkrimtarë, drejtues institucionesh artistike, titullarë të lartë të bashkive të ndryshme, deputetë dhe diplomatë vendas dhe të huaj, shijuan një nga ekspozitat më guximtare në tematikë, me modernet në stilin e pikturimit dhe më lirike në mesazhe.

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, erdhi së bashku edhe me bashkëshorten e tij, i shoqëruar nga drejtuesja e “Gallery 70”, Lauresha Basha.

“Kam dëgjuar fjalët më të mira për piktorin Haliti. Kjo është me të vërtetë një ekspozitë e mrekullueshme”, tha ambasadori Bergner, për “Tirana Diplomat”

E pranishme në Cermoninë e Hapjes edhe ish-ministrja e Mbrojtjes së Sipërmarrjes, deputetja Edona Bilali, por edhe kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa.

Vizitorja më e rëndësishme e ekspozitës ishte nëna e Helidonit, Nirvana, një zonjë fisnike, të cilën e pashë disi të përlotur nga gëzimi i madh për suksesin e të birit.

“Piktor Helidonin e bëri babai i vet. Që kur ka qenë i vogël fare kishte bërë një vizatim, siç bëjnë gjithë fëmijët, dhe më tha mua Faslliu: ‘Kush e ka bërë këtë?’ I thashë: ‘Doni’. ‘Ky do të bëhet piktor’, më tha. Ai ka ndjekur në vazhdimësi. Unë sot nuk e di si jam, Jam shumë shumë e lumtur, se ai që është atje, është ngritur nga varri dhe ka ardhur këtu, në ekspozitë”,  më thotë e përlotur nënë Nirvana dhe shokur të ngushtë të Helidonit, Librand Dhramit, i ardhur enkas nga Athina për ekspozitën.

Edhe nënë Nirvana tregon emocionet saj për televizione të ndryshme.

EKSPOZITA

Ajo përmban rreth 40 punime në pikturë, kryesisht kompozim, por të shoqëruara me një peizazh onirik.

“Faksimile” është një koncept që ka zënë fill nga bisedat e mia me Poetin Faslli Haliti, i cili është edhe babai im, njeriu që më ka krijuar fizikisht, por edhe më ka mbrujtur shpirtërisht dhe artistikisht. Ne kemi pasur një ëndërr të përbashkët: Që babai të kuronte një ekspozitë timen, me një koncept fare të thjeshtë, për të vënë në dukje faktin se në të gjitha pikturat e mia gjen pjesë nga lirikat e poezisë së tij, nga shqetësimet e tij sociale dhe altruizmi i padiskutueshëm i tij si njeri”, thotë piktori Haliti.

Poezitë dhe shënimet e Faslli Halitit janë të famshme. Ato janë udhërrëfyesi “ekzozik” i ekspozitës, mbi të cilat janë bazuar edhe pikturat e Helidonit.

“Niçja – Antikrisht / Krishtërimi = shpikje e të dobëtit, apologji e frikës, disfatës, vuajtjes, vdekjes. Niçja = shkatërrn Krishtin e kryqëzuar që simbolizon: dobësinë, nënështrimin, pritshmërinë. Formula: u bëftë vullneti i tij, kuptohet: abdikimi i vullnetit të njeriut”, thuhet në një prej shënimeve të Faslli Halitit, autor i mbi 20 librave.

***

Në tre sallat e ekspozitës publiku shikon një mini muze, ku dimensioni është i larmishëm, shqetësimet do të shfaqen lakuriq, siç janë, përpara tij, por pa u konkretizuar në një portret të caktuar.

“Ekspozita është konceptuar si një lloj instalacioni, i cili e ka nisur rrugëtimin e tij para 4 vitesh, dhe sot është i gatshëm për t’u përballur dhe bashkëbiseduar me publikun, për të kuptuar se shpirti vijon”, thotë Helidon Haliti.

***

Edhe unë si dashamirës i artit dhe drejtues i gazetës “Tirana Diplomat” isha i pranishlm në ceremoni.

Një nga pasionet e mia të hershme është vizatimi, dhe në fakt, e suprizova jo pak Halitin kur i tregova dhe i dhurova vizatimin e portretit të tij, një përpjekje modeste, në fakt.

Oltsen Gripshi, i cili ka kuruar dy ekspozita të mëhershme të Halitit, shprehet me superlativa për “Faksimile” në bisedën që pata me të, edhe ai një piktor dhe studiues arti.

Piktorja e talentuar, Arnilda Kyçyku, ndihet më e lumtur se kurrë përkrah kuratorit të saj në ekspoziten saj të famshme, “Familja”.

 

Intervistat për televizionet e ndryshme janë të shumta.

NJË FOTO ME PIKTORIN

***

Një nga ekspozitat më të bukura që kam parë!

Edhe vera e shkëlqyer e shërbyer ka etiketën “Faksimile”. Një gjetje shumë e bukur, si vetë pikturat  Mjeshtrit Helidon Haliti.

 

Tiranë, më 7 nëntor 2023

Lexo më shumë nga

Balla takim me bashkatdhetarë në Firence: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030

Balla u rikujtoi shqiptarëve në Firence se prej datës 11 janar do të nisë procesi i regjistrimit, sipas një modeli…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla takim me bashkatdhetarë në Firence: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030

Balla u rikujtoi shqiptarëve në Firence se prej datës 11 janar do të nisë procesi i regjistrimit, sipas një modeli…