Peleshi: Buxheti 2024 përmbush angazhimin e NATO-s, në janar përurojmë bazën ajrore të Kuçovës

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi prezantoi në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, projektbuxhetin e vitit 2024


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi prezantoi sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, projektbuxhetin e vitit 2024 për Ministrinë e Mbrojtjes, i cili kap vlerën e 48.3 miliardë lekëve.

Peleshi u shpreh se, “projektbuxheti i vitit 2024 garanton mbështetjen e plotë financiare në zbatimin e reformave të reja në sektorë kyç të ekonomisë. Natyrisht mbrojtja, ashtu të gjithë sektorët e tjerë kanë nevojë shumë herë më tepër sesa mundësitë, jo vetëm në një vend në zhvillim si Shqipëria, por edhe në vende më të zhvilluara gjithmonë nevojat janë më të mëdha sesa mundësitë financiare”.

Por, shtoi Peleshi, “ky është një vit rekord, jo vetëm sepse çdo buxhet është më i madh sesa buxheti parardhës, por edhe sepse në buxhetin e sigurisë dhe mbrojtjes, në buxhetin e MM ne kemi një kapërcim goxha të madh, krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar, edhe për një arsye tjetër që lidhet me angazhimin tonë në NATO, për të shkuar në 2% të GDP-së në vitin 2024”.

Peleshi theksoi se, “jo të gjitha vendet e NATO-s e kanë ndërmarrë këtë angahzim. Shqipëria është një prej vendeve të angazhuara të arrijnë 2%. Ne themi sot me shuëm kënaqësi dhe krenari që ky pr/buxhet që po ju paraqesim zë 2%, madje diçka më tepër, të PBB-së, pra përmbush dhe angazhimin tonë në NATO”.

Peleshi vuri theksin tek rëndësia që ka marrë siguria, mbrojtja, paqja, stabiliteti në kohën e sotme pas agresionit rus në Ukrainë, por edhe të konflikteve të tjerave të ndezura së fundmi, siç është ai pas sulmit terorist të Hamasit ndaj Izraelit.

Peleshi tha se, “ky konflikt ka potencialin të zgjerohet edhe në rajon dhe të ndikojë gjithashtu ekuilibrat apo situatën e sigurisë më gjerë se rajoni”.

“Ballkani Perëndimor ka konfliktet e veta të fjetura, që natyrisht në këtë situatë të përgjithshme të sigurisë së tronditur në botë, këto konflikte zgjohen dhe ne jemi dyfish të shqetësuar, të shqetësuar dhe të interesuar për një nga dy vatrat kryesore të konflikteve të mundshme, që është Veriu i Kosovës, në të cilin kemi pasur dhe tensione së fundmi dhe pa dyshim duke qenë se është shteti i dytë shqiptar në rajon ne e kemi prioritet të prioriteteve. E kemi në të gjithë diskutimet, strategjinë tonë, kudo ku marrim pjesë në forumet ndërkombëtare, nisma rajonale, samite të NATO-s, Kosova është për ne dhe do të mbetet prioritet i prioriteteve. Ndaj në kuadrin e sigurisë së përgjithshme pa dyshim që edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor është i prekur dhe i kërcënuar nga këto rreziqe”, tha Peleshi.

Peleshi tregoi edhe dy risitë e vitit të ardhshëm.

“Në vitin e ardhshëm do të fillojë rritja e kapaciteteve e mbrojtjes kundërajrore dhe sistemi antidron, për mbrojtjen e popullsisë, infrastrukturës kritike, kombëtare, ushtarake, por jo vetëm, sepse natyrisht edhe cenimi i infrastrukturës kritike joushtarake kombëtare civile është cenim i sigurisë kombëtare. Ndaj ky sistem antidron është duke u projektuar edhe në bashkëpunim me institucionet e tjera të sigurisë”, tha Peleshi.

Peleshi shtoi se, “në bashkëpunim me partnerët strategjikë amerikanë kemi filluar ngritjen dhe plotësimin e sistemit të mbrojtjes kundërajrore, me burime nga ky buxhet, të mjaftueshme për atë që kemi projektuar, por edhe me kontribute dhe donacione nga partneri strategjik, SHBA”.

Peleshi gjithashtu theksoi se, “ky është viti ku disa dokumente shumë të rëndësishëm të sigurisë do të marrin jetë. E para, strategjia e re e Sigurisë Kombëtare, e cila është në segmentin e fundit të hartimit, miratimit nga Këshilli i Ministrave më pas menjëherë në parlament. Kjo strategji do t’i hapë rrugë derivateve të veta, një prej tyre është Strategjia Ushtarake, por edhe Plani Afatagjatë i Zhvillimit të Forcave të Armatosura, dokumente që miratohen edhe nga Kuvendi”.

Peleshi theksoi se, projekt i projekteve, është baza ajore e Kuçovës.

“Tani jemi në mbi 95% të punës së kryer. Shumë shpejt, në fillim të janarit, në javën e parë të janarit, do të jemi gati të bëjmë përurimin e bazës ajrore të Kuçovës”, tha ministri.

Ai tha se, “një projekt tjetër madhor, për të cilin po mundohemi të përsërisim modelin e bazës ajrore të Kuçovës është edhe porti ushtarak i Porto Romanos, si pjesë e projektit të madh të portit të Porto Romanos. Jemi në fazën që ka përfunduar dizajni. Po presim që edhe ky port të financohet me modelin e bazës ajrore të Kuçovës, kryesisht në përqindje dërrmuese nga NATO”.

(Marrë nga ATSH)

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…