Industria norvegjeze e prodhimeve të detit zgjeron praninë në tregun kinez nëpërmjet CIIE

Këshilli Norvegjez i Prodhimeve të Detit merr pjesë me 12 kompani në këtë edicion të CIIE-së


Industria norvegjeze e prodhimeve të detit e ka zgjeruar shumë praninë e saj në tregun kinez nëpërmjet Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE), deklaroi Andreas Thorud, drejtor i Këshillit Norvegjez të Prodhimeve të Detit (NSC) për Kinën kontinentale dhe Hong Kongun, në një intervistë për “Xinhua”.

“Ekspozita e Importit është një platformë e shkëlqyer për ata që kërkojnë të eksplorojnë tregun kinez. Ne ishim mjaft të kënaqur me arritjet tona nga edicioni i vjetshëm. Këtë vit ka pasur një rritje prej 50 për qind të numrit të kompanive norvegjeze të prodhimeve të detit që marrin pjesë në ekspozitë”,- tha ai.

Thorud theksoi rolin kryesor në rritje të ekspozitës në zgjerimin e biznesit të ndërmarrjeve norvegjeze të prodhimeve të detit në Kinë dhe në të gjithë Azinë.

Norvegjia renditet e dyta pas Kinës në eksportet e prodhimeve të detit në nivel global, me një vlerë eksporti prej 150 miliardë korona norvegjeze (rreth 13.7 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2022. Industria e prodhimeve të detit është sektori i dytë më i madh industrial i Norvegjisë, pas industrisë së naftës dhe gazit, duke punësuar mbi 100.000 individë, 2 për qind të popullsisë së vendit.

Këshilli Norvegjez i Prodhimeve të Detit, që operon nën Ministrinë e Tregtisë, Industrisë dhe Peshkimit të Norvegjisë, është i përkushtuar për të rritur reputacionin dhe vlerën e prodhimeve vendase të detit.


Foto nga VCG

Nëntorin e kaluar, NSC-ja debutoi në CIIE-në e pestë në Shangai, duke kryesuar një delegacion prej tetë kompanish norvegjeze të prodhimeve të detit.

“Pjesëmarrja jonë inauguruese në CIIE dha rezultate të rëndësishme pozitive”,- tha Thorud.

Gjatë gjithë ekspozitës, kompanitë norvegjeze të prodhimeve të detit u angazhuan në dialog të gjerë me palët e interesuara kineze, zyrtarë qeveritarë dhe konsumatorë, duke shfaqur cilësitë dhe avantazhet e dallueshme të ushqimeve norvegjeze të detit.

“Vumë re një interes të fortë midis shumë bizneseve dhe konsumatorëve kinezë për produktet norvegjeze të detit, si salmoni, merluci i Arktikut, karkalecat, gaforrja e kuqe mbret etj.. Falë Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës, ne kemi mundësuar lidhje më të thella midis ndërmarrjeve norvegjeze të prodhimeve të detit dhe partnerëve kinezë, duke lejuar më shumë konsumatorë kinezë të familjarizohen me produktet tona”,- tha Thorud.

Kina mbetet tregu më thelbësor për prodhimet norvegjeze të detit në Azi, me produkte të tilla si salmoni që zgjerojnë vazhdimisht pjesën e saj të tregut.

Sipas të dhënave të publikuara nga Këshilli Norvegjez i Prodhimeve të Detit, në tre tremujorët e parë të vitit 2023, Kina importoi rreth 31.400 tonë salmon nga Norvegjia, me vlerë 4.19 miliardë korona norvegjeze (rreth 381.3 milionë dollarë), një rritje prej 63 për qind dhe 89 për qind në bazë vjetore.

Përveç salmonit, Norvegjia eksportoi në Kinë sasi të konsiderueshme të merlucit, skumbri dhe butak Arktiku, mes produkteve të tjera të detit.

Eksportet totale arritën në rreth 109.000 tonë, me vlerë 6.44 miliardë korona norvegjeze (rreth 586.0 milion dollarë) në tre tremujorët e parë të 2023-shit.

Këshilli Norvegjez i Prodhimeve të Detit merr pjesë me 12 kompani në këtë edicion të CIIE-së, i zhvilluar në Shangai. Thorud tregoi një interes në rritje nga kompani të ndryshme norvegjeze të prodhimeve të detit për të marrë pjesë në ekspozitë, qofshin fermat më të shquara të salmonit në vend, apo ndërmarrje të mesme dhe më të vogla të drejtuara nga familjet e fokusuara në peshkimin e skumbrisë dhe karkalecave.


Foto nga VCG

“Ndëmarrjet e vogla dhe të mesme norvegjeze që po eksplorojnë rishtas tregun kinez dhe korporatat e mëdha që kanë kultivuar lidhje në Kinë për vite me radhë, shprehën një pritshmëri të lartë për CIIE-në. Ne jemi të sigurt se pjesëmarrja do të hapë më shumë mundësi për industrinë norvegjeze të produkteve të detit”,- tha ai.

Në linjë me nismën e qeverisë kineze “Kina e shëndetshme 2030”, e cila synon të arrijë tregues shëndetësorë të krahasueshëm me vendet me të ardhura të larta deri në vitin 2030, Thorud shprehu aspiratat e industrisë norvegjeze të produkteve të detit për të kontribuar.

Kjo industri synon të prezantojë më shumë opsione të shëndetshme dhe të dobishme për produktet norvegjeze të detit për konsumatorët kinezë.

“Tregtia e prodhimeve të detit midis Norvegjisë dhe Kinës ka një histori të gjatë, me Shangain që luan gjithmonë një rol qendror”,- tha Thorud, i cili ka jetuar në këtë qytet kinez për 18 vjet dhe flet rrjedhshëm Mandarin. Ai ka dhe një emër kinez, “Tong Anrui”.

Ai kujtoi se qysh në vitet 1860, tonelata peshqish nga Norvegjia u dërguan në Shangai, duke u bërë një produkt i preferuar në mesin e konsumatorëve kinezë.

Kina mbetet tregu më i rëndësishëm për prodhimet norvegjeze të detit në Azi, me shkallën e konsumit ende në rritje. Thorud tha se Këshilli Norvegjez i Prodhimeve të Detit vazhdon ta shohë Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës si një platformë strategjike për të hyrë në tregjet kineze dhe më të gjera aziatike, si dhe inkurajon më shumë kompani norvegjeze të prodhimeve të detit të marrin pjesë dhe të prezantojnë produkte të nivelit të lartë për konsumatorët kinezë.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…