OSBE: Mbështesim forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri

Prezenca e OSBE në Tiranë do të vazhdojë mbështetjen për konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, për të forcuar shtetin e së drejtës në Shqipëri.


Prezenca e OSBE në Tiranë do të vazhdojë mbështetjen për konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, për të forcuar shtetin e së drejtës në Shqipëri.

Ky ishte dhe fokusi i tryezës së mbajtur këtë të premte në Tiranë me temë “Juridiksioni kushtetues dhe juridiksioni gjyqësor mbi zbatimin e disa standardeve të procesit të rregullt ligjor”.

OSBE mbështeti tryezën e bashkëpunimit, e dyta e këtij lloji e organizuar këtë vit.

Tryeza “Juridiksioni kushtetues dhe juridiksioni gjyqësor mbi zbatimin e disa standardeve të procesit të rregullt ligjor”, në të cilën merrnin pjesë gjyqtarët dhe këshilltarët ligjorë të të dyja gjykatave, u hap nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj dhe kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Bruce Berton, theksoi rëndësinë e thellimit dhe forcimit të marrëdhënieve si dhe të kuptimit të juridiksioneve mes dy gjykatave. Ai tha se Prezenca mbetet e gatshme të vijojë të mbështesë konsolidimin e parimeve kushtetuese, duke nxitur marrëdhënie edhe më të ngushta mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe duke forcuar shtetin e së drejtës në Shqipëri. (ATSH)

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…