Eksportet, Denaj: Bujqësia me objektiv 1 miliard dollarë në 2030

Ministrja e Bujqësisë: Synimi ynë është të orientojmë eksportet bujqësore të përpunuara drejt tregjeve elitare


“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po ecën në mënyrë të sigurt drejt arritjes së objektivit për 1 miliard dollarë eksporte bujqësore deri në vitin 2030, siguri që mbështetet në shifrën inkurajuese të 500 milionë usd të arritur tashmë”.

Kështu u shpreh sot ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, teksa bëri të ditur se “ka ndodhur një hov cilësor sidomos këtë vit ku vazhdon trendi pozitiv i eksporteve bujqësore dhe në vlerë treguesi është akoma më i lartë se në vitet e kaluara”.

Denaj vlerësoi se, “ka një rritje të eksporteve bujqësore shqiptare me 13.8% për 2023 në vlerë dhe 2.3% në sasi”. Teksa evidentoi një ndryshim cilësor shumë të rëndësishëm që ka ndodhur si rezultat i boom-it dhe zhvillimit të turizmit në Shqipëri, ku vlera e produkteve shqiptare nga konsumi i brendshëm është rritur me 1.5 në krahasim me vleftën e eksporteve.

Gjithashtu tha ministrja, “element tjetër i rëndësishëm në raport me eksportet, është fakti i rritjes në mënyrë eksponenciale i vlerës së eksporteve”.

“Ne shesim më shtrenjtë dhe importojmë më lirë. Kjo tregon se, ne kemi bërë një hap cilësor në raport me prodhimin bujqësor dhe drejtë vlerës. Mbështesim rritjen e eksporteve të prodhimeve të gropërpunimit drejt tregjeve me vlerë të shtuar, që janë shumë më elitare. Ky transformim ka ndodhur në dy vitet e fundit dhe kemi kaluar në tregje më elitare, ku edhe produktet tona më cilësore me vlerë më të lartë, përthithen më shpejtë”.

“Synimi ynë është të orientojmë eksportet bujqësore të përpunuara drejt tregjeve elitare dhe të nxisim prodhimin organik “made in Albania’ si një nga kërkesat më të fundit të tregjeve gjermane në bisedat bilaterale që kemi zhvilluar së fundmi”, u shpreh Denaj.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!