Hasani-Odobescu, nënshkruhet plani i bashkëpunimit për vitet 2024-2025

Kjo është vizita e parë në Shqipëri e një ministri të Jashtëm rumun, që prej vitit 2014.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, bashkë me ministren për Punët e Jashtme të Rumanisë, Luminita Odobescu, nënshkruan sot Planin e Veprimit për bashkëpunim ndërmjet dy MPJ-ve për vitet 2024-2025.

 

Plani i Veprimit synon rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në 4 fusha kryesore: rritja e dialogut politik dhe shkëmbimet mes dy ministrive; integrimi në BE; bashkëpunimi për NATO-n dhe politikën e sigurisë dhe rritja e bashkëpunimit në fushën e çështjeve konsullore dhe menaxhimit të krizave.

 

Gjatë takimit Hasani – Odobescu, u zhvillua një shkëmbim i frytshëm mendimesh lidhur me zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, në të gjitha fushat me interes të përbashkët, por edhe për sa i takon bashkëpunimit rajonal, zhvillimeve në rajon, Evropë dhe më gjerë.

 

Kryediplomati shqiptar shprehu mirënjohje ndaj homologes rumune për mbështetjen që Rumania i ka dhënë procesit të integrimit evropian të vendit tonë, por edhe vendeve të tjera të rajonit në BE dhe kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tej në të ardhmen.

Kjo është vizita e parë në Shqipëri e një ministri të Jashtëm rumun, që prej vitit 2014.

Lexo më shumë nga

Anëtarësimi në BE, Mazniku: Të gatshëm që të mbyllim negociatat

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh se, qeveria është e angazhuar për të çuar përpara anëtarësimin e Shqipërisë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Anëtarësimi në BE, Mazniku: Të gatshëm që të mbyllim negociatat

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh se, qeveria është e angazhuar për të çuar përpara anëtarësimin e Shqipërisë…