Kryeparlamentarja Nikolla takim me Ambasadorin Britanik

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, pret Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Alastair King-Smith


Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Alastair King-Smith. Kryetarja Nikolla i shprehu Ambasadorit King-Smith mirënjohjen për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Shqipërinë, për nxitjen e zhvillimit, rritjen e mirëqenies, konsolidimin e institucioneve dhe vlerave demokratike, qeverisjen demokratike, llogaridhënëse e gjithëpërfshirëse dhe nxitjen e dialogut mes aktorëve politkë, shoqërisë civile dhe qytetarëve etj.

Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e programeve të bashkëpunimit mes Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, Fondacionit Westminster për Demokraci dhe Kuvendit të Shqipërisë për modernizimin, transparencën dhe efektivitetin e veprimtarisë legjislative, monitorimin e legjislacionit pas miratimit të ligjeve, ndërtimin e Qendrës për dialog, filtrimin antikorrupsion të legjislacionit etj.

Kryetarja Nikolla dhe Ambasadori King-Smith diskutuan gjithashtu mbi kontributin e Kuvendit për avancimin e reformave, me fokus të veçantë reformën zgjedhore dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Gonxhja: Mbështesim sipërmarrjet që rrisin ekonominë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vizitoi kompaninë “Hako”, që operon në sektorin e përpunimit të mishit.

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Mbështesim sipërmarrjet që rrisin ekonominë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vizitoi kompaninë “Hako”, që operon në sektorin e përpunimit të mishit.