Soreca përfundon mandatin: Përmbushëm misionin e mbështetjes së Shqipërisë drejt BE-së

Amabasadori Luigi Soreca, i ngarkuar me punë i delegacionit të BE-së në Tiranë la sot detyrën të cilën e kishte rimarrë 3 muaj më parë.


Amabasadori Luigi Soreca, i ngarkuar me punë i delegacionit të BE-së në Tiranë la sot detyrën të cilën e kishte rimarrë 3 muaj më parë.

Ai njoftoi në rrjetet sociale lënien e detyrës duke postuar edhe foto nga takimi i lamtumirës me stafin.

“Ishte nder dhe kënaqësi të drejtoja sërish ekipin fantastik të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri! Në tre muajt e fundit, ne kemi përmbushur shkëlqyeshëm misionin tonë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së”, u shpreh Soreca në rrjetet sociale.

“Faleminderit shumë për përkushtimin dhe qëndrueshmërinë tuaj! Vazhdoni punën e shkëlqyer derisa Shqipëriabt’i bashkohet Bashkimit Evropian”, u shpreh ambasadori Soreca.

Po sot, në një intervistë për Zërin e Amerikës, në fund të mandatit të tij në Shqipëri foli mbi impulsin e ripërtërirë për zgjerimin, fazën tjetër të negociatave të anëtarësimit në BE, Planin e Rritjes së Komisionit Evropian, nevojën për të përshpejtuar reformat e lidhura me BE-në dhe inkurajoi SPAK të vijojë punën pa ndërhyrje për të krijuar historik të qëndrueshëm të goditjes së pandëshkueshmërisë.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!