Guvernatori Sejko pret ambasadorin e Sllovakisë, Otruba: Bashkëpunim i frytshëm

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, priti në një takim zyrtar në Bankën e Shqipërisë, ambasadorin e ri të Sllovakisë në vendin tonë, Albin Otruba.


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, priti në një takim zyrtar në Bankën e Shqipërisë, ambasadorin e ri të Sllovakisë në vendin tonë, Albin Otruba.

Gjatë këtij takimi, Guvernatori Sejko i shprehu mirënjohjen ambaadorit Otruba për mbështetjen e deritanishme të Sllovakisë për Shqipërinë në kuadër të procesit të integrimit evropian, si dhe shprehu besimin se kjo mbështetje do të vijojë edhe në të ardhmen.

Në vijim të bisedës, Sejko bëri një ekspoze të panoramës ekonomike në Shqipëri, ku theksoi se ecuria e ekonomisë gjatë vitit të fundit ka qenë pozitive, sidomos në një kontekst global sfidues, pavarësisht të cilit aktiviteti ekonomik në vend arriti të zgjerohej më tej gjatë vitit 2023. Inflacioni ka arritur të reduktohet, sektori bankar paraqitet i qëndrueshëm, ndërkohë që ka pasur rritje të aktivitetit turistik dhe të investimeve të huaja direkte në vend.

Gjithashtu, Guvernatori u ndal dhe në qëndrimin e politikës monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë, e cila ka vijuar rrugën e një normalizimi gradual dhe të kujdesshëm. Ai shtoi se efektet e politikës sonë monetare janë inkurajuese, duke ndihmuar kontrollin e pritjeve inflacioniste dhe funksionimin e qetë të tregjeve financiare. Shqipëria ka pasur dhe vijon të ketë një ndër normat më të ulëta të inflacionit dhe një ndër normat më të larta të rritjes ekonomike në rajon.

Nga ana e tij, Otruba vlerësoi rolin e Bankës së Shqipërisë në drejtim të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve dhe garantimit të sistemit financiar në vend, sidomos në këto kohë të vështira. Në vijim, ai theksoi progresin e bërë nga Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit evropian, si dhe shprehu mbështetjen e plotë të Sllovakisë në këtë drejtim.

Ambasadori shtoi se, në kuadër të procesit të integrimit evropian, mbetet e rëndësishme të vijojë puna lidhur me reformat strukturore dhe mbështetja e tyre nëpërmjet plotësimit të kritereve për përafrimin e Acquis të Bashkimit Evropian.

Në përfundim të takimit, Sejko dhe Otruba shprehën vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

Ministri i MEKI ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

Ministri i MEKI ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë