Hasani takon Schmidt: Mbështetje OSBE në promovimin e paqes e sigurisë

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani u prit sot nga Sekretarja e Përgjithshme e OSBE, Helga Schmidt.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Vjenë, u prit sot nga Sekretarja e Përgjithshme e OSBE, Helga Schmidt.

Ministri Hasani vlerësoi rolin e OSBE në mbështetje të angazhimit rajonal, teksa ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë për punën e kësaj organizate në promovimin e paqes dhe sigurisë.

Më herët gjatë ditës, kryediplomati shqiptar u takua me Drejtoren Ekzekutive të Zyrës së OKB për Drogën dhe Krimin (UNODC), Ghada Waly si dhe me Sekretarin Ekzekutiv të Organizatës së Traktatit Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Testeve Bërthamore (CTBTO), Robert Floyd.

Ministri Hasani vlerësoi rolin e Ghada Waly dhe UNODC në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, teksa shprehu gatishmërinë e palës shqiptare për t’u përfshirë në Programin Rajonal.

Në takimin me Robert Floyd, ministri Hasani theksoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për axhendën e çarmatimit, teksa nënvizoi mbështetjen e palës shqiptare, për të punuar ngushtë me CTBTO, për të siguruar respektimin universal dhe zbatimin e plotë të traktateve të mospërhapjes.

Në ditën e dytë në qëndrimit në Vjenë, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme do të ketë takime me homologun austriak, Alexander Schallenberg dhe përfaqësues të lartë të parlamentit.

Berisha: Do të falim çdo gjobë dhe kamatë nga viti 1992 deri më 11 maj

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim me gratë në Tiranë.0

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Berisha: Do të falim çdo gjobë dhe kamatë nga viti 1992 deri më 11 maj

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim me gratë në Tiranë.0