“Mendimi i bardhë” , shkrimtari Lilian Thuram “bën gol” në Tiranë
Libri i Thuram, “Mendimi i bardhë”, është sjellë në shqip nga Shtëpia Botuese “Papirus”. Ndodhet në Panair
Nga Dash Frashëri
Futbollist i madh. Kampion Bote me Francën. Shkrimtar filozof. Dr. Shkencave Humane.
Ky është Lilian Thuram.
Ish-kampion Bote (1998) dhe Europe (2000) me kombëtaren e “Gjelave” (142 ndeshje, 1 gol), Lilian Thuram prej disa vitesh po jep kontributin e tij, si një nga shkrimtarët modernë më të veçantë francezë, me botime që kanë shfaqur një interesim global, veçanërisht me librin e tij filozofik “Mendimi i bardhë” (“La Pensée Blanche”).
Libri i Thuram, “Mendimi i bardhë”, është sjellë në shqip nga Shtëpia Botuese “Papirus”, me drejtues Benet Kolekën.
“Çfarë është të jesh i bardhë? Më tepër se ngjyrë lëkurë, a nuk është ngjyrë mendimi? Cilët janë ata që e kanë shpikur dhe përse?”.
Këto janë disa nga pyetjet dhe çështjet e mëdha që shtron Lilian Thuram, i cili erdhi personalisht veët në Shqipëri, nën kujdesin e Ambasadës së Francës.
Dialogimi i parë e tij me publikun shqiptar ishte tek Aleanca Franceze e Tiranës. Sigurisht, edhe me libra të autografuar. Një iniciativë e drejtorit të Aleancës, Dritan Xhelili.
“Lilian THURAM, në prezantimin e botimit të librit të tij “La Pensée Blanche” / “Mendimi i Bardhë”, në gjuhen shqipe. Për më shumë se 90 minuta, të ftuarit tanë patën mundësinë të shkëmbenin opinione e mendime me Lilian THURAM, në pozitën e tij si shkrimtar dhe aktivist i angazhuar në kauzën e të drejtave të njeriut dhe luftën kundër racizmit. Mbrëmja u mbyll me një seancë fotosh dhe autografësh me admiruesit e tij të shumtë që e njohin edhe si ish-kampion bote e Europe me kombëtaren franceze, si dhe një nga lojtarët më të mirë të Parmës e Juventusit në Serie A”, shkruan Aleanca Franceze e Tiranes – Alliance Française de Tirana, Qender Europiane e Gjuhes dhe Kultures Franceze. Kurse te Frengjishtes per te Rritur dhe per Femije.
Takimi i radhës ishte tek nje insititucion europian në kryeqytetin shqiptar: “Europa House”.
Një publik i zgjedhur, midis tyre edhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Paris, shkrimtari Besnik Mustafaj, i cili i tregoi edhe një histori familjare Thuram, për atë që kishte përjetuar djali i tij në Francë.
Për të ilustruar idetë e tij, Thuram ftoi dhe bashkëbisedoi përzemërsisht edhe me dy fëmijë shqiptarë që flisnin frëngjisht.
Edhe tek “Europa House” nuk mungoi rituali i autografëve te librat e tij. E para e merr gazetarja Anisa Ymeri, e cila kreu edhe rolin e moderatores së takimit.
Si botues i “Tirana Diplomat” dhe sajtit sportiv “Tifozet” i bëra pyetjen time ish-kampionit të botës, së përse ai vendosi tashmlë të ishte një aktivist i të drejtave sociale dhe një shkrimtar me botime kundër racizmit.
Nuk mungoi edhe autografi për mua.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim legjendën e kombëtares franceze, Kampionin e Botës dhe të Europës, Lilian Thuram, i cili ndodhet në Shqipëri për të prezantuar librin e tij të përkthyer në shqip “Mendimi i bardhë”.
Ata diskutuan dhe shkëmbyen ide mbi nismat sportive dhe promovimin e luftës kundër racizmit.
Takimi i radhës ishte në Panair. Te Stenda e Botimeve Papirus. Botueses së librit “Mendim i Bardhë”. Një interesim i jashtëzakonshëm.
Nuk mungojnë intervistat për televizionet e njohur.