Nikolla takon Ambasadoren e Zvicrës: Mbështetje për kontrollin parlamentar

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot në takim Ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber.


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot në takim Ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber.

Kryetarja Nikolla dhe Ambasadorja Huber diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh parlamentar, prioritetet e punës së Kuvendit të Shqipërisë, ecurinë e zbatimit të programit të projektit mbi mbështetjen e Kuvendit për edukimin qytetar, PACEP, dhe modernizimin e procesit legjislativ, nëpërmjet projektit e-legislation.

Kryetarja Nikolla e falënderoi Ambasadoren Huber mbi bashkëpunimin e shkëlqyer mes Kuvendit dhe Ambasadës dhe vuri në dukje se ky bashkëpunim ka dhënë rezultate të prekshme në modernizimin e shërbimeve parlamentare.

Bashkëpunimi i shkëlqyer mes Kuvendit dhe Ambasadës së Zvicrës do të vijohet nga një komponent i ri, mbështetja e kontrollit parlamentar, për të cilën Kuvendi do të bashkëpunojë me Global Partners Governance.

Kontrolli parlamentar është një funksion thelbësor i Kuvendit dhe ky bashkëpunim i ri i kontribuon fuqizimit të këtij funksioni. Në fokus do të jetë përmirësimi i monitorimit dhe zbatimit të rekomandimeve të institucioneve të pavarura, shoqërisë civile dhe qytetarëve.

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…