Rëndësia globale e Samitit të 30-të të APEC dhe takimit Xi-Biden

Me ftesën e homologut amerikan, nga 14 deri më 17 nëntor, presidenti kinez Xi Jinping merr pjesë në Samitin Kinë – ShBA dhe në Mbledhjen e 30-të të Liderëve Ekonomikë të APEC-ut, që do të mbahet në San Françisko të SHBA-së


Samiti i 30-të i Liderëve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor dhe takimi i Presidentit të Kinës Xi Jinping  me homologun amerikan në San Francisko janë në fokus të mediave ndërkombëtare këto ditë. Në një sfond kompleks ndërkombëtar dhe marrëdhënie të ngarkuara midis dy fuqive të mëdha, takimi i liderëve pason shkëmbime të rëndësishme mes zyrtarëve të lartë të Kinës dhe SHBA-së muajt e fundit.

Ndërkohë të enjten dhe të premten San Francisko do të jetë qyteti mikpritës i  përfaqësuesve të 21 ekonomive të APEC. Në një panoramë globale me rritje të paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë në ekonominë botërore, pritet që Samiti të ndikojë që rajoni Azi-Paqësor të mbetet një motor ekonomik për të udhëhequr rritjen globale. Drejtorja ekzekutive e Institutit të Studimeve të Globalizimit Dr. Marsela Musabelliu ndan opinionet e saj për këto dy evente të rëndësishme me peshë globale, në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës.

Dr. Marsela Musabelliu  në intervistë për CMG

Rëndësia globale e Samitit të 30-të të APEC dhe takimit Xi-Biden

Me ftesën e homologut amerikan, nga 14 deri më 17 nëntor, presidenti kinez Xi Jinping merr pjesë në Samitin Kinë – ShBA dhe në Mbledhjen e 30-të të Liderëve Ekonomikë të APEC-ut, që do të mbahet në San Françisko të SHBA-së.  Udhëheqësi kinez Xi Jinping dhe presidenti i SHBA Joe Biden, do të diskutojnë  “paqen dhe zhvillimin global” në një samit në San Françisko, në të cilin “dy krerët e shteteve do të kenë një komunikim të thellë mbi çështjet strategjike, të përgjithshme dhe të drejtimit në lidhje me marrëdhëniet Kinë-SHBA, njoftoi diplomacia kineze. Drejtorja ekzekutive e Institutit të Studimeve të Globalizimit Dr. Marsela Musabelliu ndan opinionet e saj për këto dy evente të rëndësishme me peshë globale, në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës.

CMG: Kemi vënë re prej disa ditësh një vëmendje të shtuar globale të mediave ndaj Samitit të APEC-ut dhe në mënyrë të posaçme takimin e liderëve të dy fuqive të mëdha botërore, Kinës dhe SHBA-së. Si e vlerësoni këtë?

Presidenti kinez Xi Jinping takon homologun amerikan Joe Biden/Xinhua

Dr. Marsela Musabelliu: Unë prej disa ditësh kam ndjekur median botërore nga Lindja dhe Perëndimi e gati nga çdo kontinent  për të pare këtë vëmendje të shtuar ndaj një takimi që tashmë prej 30 vjetësh bëhet në vende të ndryshme të botës. APEC është shumë i rëndësishëm sepse në këtë pjesë të botës ne fokusohemi më shumë te Atlantiku, por nga ana tjetër është dhe Paqësori. APEC ka 21 vende të botës në përbërje, të cilat së bashku përbëjnë gati 60 për qind të GDP-së globale.

Ndaj ky lloj formati, që është krijuar direkt pas rënies së Murit të Berlinit, në 30 vite të ekzistencës së tij ka patur ndryshime të mëdha, pasi dhe vetë ekonomitë pjesëmarrëse kanë pësuar shumë ndryshime.

Por si kurrë ndonjëherë këtë vit mbledhjet e APEC-ut po ndiqen nga një vëmendje e shtuar dhe e zgjeruar mediatike. Kjo patjetër ka të bëjë me faktin se në situatën në të cilën jetojmë dhe në kohëra të vështira dhe të tensionuara kur takohen liderët e dy ekonomive më të fuqishme të botës në një situate kur jo gjithmonë ka patur pajtime me ide, deklarata dhe veprime , patjetër që pjesa tjetër e botës do të jetë shumë e interesuar.

Ka pritshmëri të mëdha jo vetëm nga ana e medias, por dhe e analistëve dhe të politikbërësve, sepse çdo temë që presidenti Xi dhe presidenti Biden do të diskutojnë në tavolinë dhe do të projektojnë për të ardhmen do të ketë impakt jo vetëm për dy vendet përkatëse, por edhe për pjesën tjetër të botës.

Analizat kalojnë shpesh here nga ekstremi në ekstrem, por i veçantë është interesimi i mediave ndërkombëtare, madje kam pare shumë media që marrin pjesë në eventet në San Francisko. Ndër to media kineze CGTN ka dërguar 70 gazetarë në këtë qytet amerikan për të ndjekur këto evente. Po kështu ka dhe një pjesëmarrje të madhe të mediave të tjera ndërkombëtare si CNN, BBC dhe të tjera.

San Francisko në pritje të Samitit të APEC (Foto Xinhua)

CMG: Edhe nga deklaratat e bëra nga autoritetet vendore të San Francisco-s konsiderohet si një përgjegjësi e madhe mikpritja e këtij Samiti. Të kujtojmë se vendet e APEC-ut përbëjnë 40 për qind të popullsisë botërore, ku pjesa më e madhe janë vende në zhvillim me një kontribut të spikatur në ekonominë globale.

Dr. Marsela Musabelliu: Në fakt vëmendja është mëse e justifikuar  sepse jetojmë në një moment kur bota ka një brishtësi të madhe ekonomike, tensione të mëdha gjeopolitike. Kur dy liderë të superfuqive ulen për të biseduar patjetër që do të ketë rrjedhoja të mëtejshme gjatë dhe pas takimit.

Ftesa për këtë takim është bërë nga presidenti amerikan Biden për presidentin kinez Xi, Të dy presidentët njihen prej shumë vitesh. Ata janë takuar që në vitin 2011 kur kishin pozicione të ndryshme dhe një date tjetër shumë e rëndësishme është që hera e fundit që presidenti Xi ka shkuar në SHBA ka qenë në vitin 2017, kur është pritur nga ish presidenti Donald Trump, Që atëherë për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të narratives dhe tensioneve të shkuara nuk ka patur një vizitë të presidentit kinez Xi në SHBA.

CMG: Ka pritshmëri të shumta sa i përket takimit, por nëse i referohemi analizave shohim se nga takimi i dy presidentëve në Bali dhe deri në takimin aktual të San Franciskos diplomacia dhe zyrtarë të lartë të të dy fuqive të mëdha kanë qenë mjaft aktivë. Nëse shohim kronologjikisht  ngjarjet ka patur një numër të madh shkëmbimesh kryesisht në 6 muajt e fundit midis dy vendeve.  Ndonëse në takimin e Balit u shënua konsensus arrijmë në takimin e San Franciskos dhe ka probleme të shtuara. Si e komentoni ju këtë, si eksperte?

Dr. Marsela Musabelliu: Ky është një kuadër mjaft i gjerë, por do ta nis nga takimi i Balit me rastin e G20. Të dy presidentët u takuan  por jo në token e njeri-tjetrit. Ata u takuan në Bali të Indonezisë dhe ishte një takim ceremonial i mirëpritur nga e gjithë bota. Takimet dhe deklaratat në Bali ishin totalisht të përzemërta, por kur delegacionet kthehen në shtëpitë e tyre, realiteti dhe narrativa ndryshon.

Dy administratat e fundit të SHBA-ve kanë zgjedhur termin  “konkurrent strategjik” për Kinën, një togfjalësh që si Ministria e Jashtme dhe politika kineze nuk e pranon, sepse nuk duan që ky term të definojë marrëdhënien më të rëndësishme të shekullit tone.  Se si do të shkojë kjo marrëdhënie do të definojë dhe të ardhmen e njerëzimit. Në vitin e fundit kanë ndodhur shumë gjëra. Problemi më i madh në komunikim dhe në narrativë ka ndodhur në gusht të vitit 2022 kur Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin, gjë që nuk kishte ndodhur në 40 vjet, në nivele kaq të larta politike. Që nga ajo ditë, duke patur parasysh që ka patur me dhjetëra deklarata zyrtare nga pala kineze, që një vizitë e tillë do të cënonte marrëdhëniet dypalëshe, ajo vizitë u bë.

Që pas vizitës së Pelosit në Tajvan të dy ushtritë nuk kanë më komunikim dhe kjo është shumë e rëndësishme, Përtej paralajmërimeve të pales kineze, vizita u krye dhe që dy ushtritë e Kinës dhe SHBA-së të mos kenë kanale komunikimi në situatën aktuale të konfliktit në Ukrainë, situatës së rënduar në Lindjen e Mesme, është diçka që nuk duhet të ekzistonte.

Kemi pare që gjashtë muaj pas këtij veprimi, pala amerikane me delegacione të ndryshme ka tentuar të afrohet me lidershipin e Kinës.

CMG: Çfarë mund të sinjalizojë takimi Xi-Biden për situatën politike ndërkombëtare dhe të ardhmen e afërt në nivel global?

Dr. Marsela Musabelliu: Që liderët takohen është diçka mjaft e mire. Është një sinjal i mire, një derë që po hapet dhe ndoshta mund të arrihet një sheshim i shumë mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe. Në një moment të tillë vëmendja mediatike botërore është te ky takim sepse konsekuenca e tij, e deklaratave të pritshme që dy liderët do të vendosin për të ardhmen e përbashkët.

Pritshmëritë janë të mëdha por duhet të kemi parasysh që edhe ngërçet në komunikim, në ekonomi ose narrative janë shumë të mëdha. Patjetër që presim shumë, por gjithçka nuk mund të rregullohet në një ditë, apo në një takim. Është mire që takohen sepse gjashtë muajt e fundit mes dy vendeve ka patur shkëmbime delegacionesh ekonomike, diplomatike, politke dhe të biznesit ndaj dhe takimi është pozitiv. Fakti që këto dy ekonomi janë promotore dhe stabilizatorë të ekonomisë botërore  është me rëndësi për të gjithë ne dhe jo vetëm për këto dy vende.

Intervistoi Eda Merepeza

Burimi: CRI.CN

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…