Ylli Pulaj, drejtues i ri i Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë

Misioni i Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë është edukimi dhe kualifikimi i personelit ushtarak e civil


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi uroi sot gjeneral brigade Ylli Pulaj, për emërimin në detyrën e re të drejtimit të Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Peleshi shprehu bindjen se me përvojën, njohuritë e tij të gjera dhe aftësitë drejtuese, Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë do të jetë në nivelet më të larta dhe dinjitoze, duke e bërë këtë kolegj të admiruar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Misioni i Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë është edukimi dhe kualifikimi i personelit ushtarak e civil nëpërmjet programit mësimor, në nivelet e larta të drejtimit të Forcave të Armatosura dhe të institucioneve të tjera të sigurisë kombëtare, për përdorimin kreativ dhe me efikasitet të elementëve të fuqisë kombëtare në kohë paqe, krize dhe lufte, si dhe arsimimin e liderve civilë e ushtarakë të vendeve partnere dhe të NATO-s.

Kolegji përgatit, arsimon e kualifikon specialistë dhe drejtues të lartë të personelit ushtarak e civil për të gjitha nivelet e drejtimit të FA-së për fushën e sigurisë e mbrojtjes.

Kolegji i Mbrojtjes dhe i Sigurisë vjen nga përvoja e arsimitushtarak ndër vite, ajo e vendeve Baltike dhe e shumë vendeve të NATO-s, tashmë si strukturë më vete arsimore brenda Forcave të Armatosura.

Në Forcat e Armatosura kjo strukturë tashmë është institucioni i Arsimit të Lartë Ushtarak Profesional për të gjitha kurset e karrierës deri në nivelin strategjik, nëpërmjet aplikimit të metodave dhe parimeve më të përparuara dhe më të përditësuara arsimore, menaxhimit efektiv dhe përdorimit të burimeve intelektuale shkencore dhe materiale.

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”