Begaj në Panairin e Librit: Bibliotekë e madhe shqiptare

Presidenti Bajram Begaj vizitoi sot Panairin e Librit “Tirana 2023″, duke e cilësuar atë një bibliotekë të madhe shqiptare.


Presidenti Bajram Begaj vizitoi sot Panairin e Librit “Tirana 2023″, duke e cilësuar atë një bibliotekë të madhe shqiptare.

Begaj tha se në panair gjithçka “flet” shqip, me autorë shqiptarë të vjetër e të rinj, personalitete botërore me influencë në të shkuarën dhe të tashmen.E gjithë kjo falë shkrimtarëve, përkthyesve, botuesve që prej 26 vitesh ndjekin këtë traditë të mirë. Më gëzon shumë fakti që në stendat e këtij panairi promovojnë dije në gjuhën shqipe shqiptarë të Shqipërisë, të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi”.

“U ndjeva plot gëzim nga fakti që sërish në panair pashë të gjitha moshat. Të shohësh në shtëpinë e dijes të gjithë brezat, të mbush me urtësi dhe shpresë”, theksoi Begaj.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Presidenti Begaj u shpreh se “më gëzon shumë sidomos prania e fëmijëve dhe të rinjve, pasi ata janë brez i jetës virtuale, por ishin në këtë panair dhe kjo është dëshmi e ruajtjes dhe e përcjelljes së një tradite të hershme shqiptare”.

“Përgëzime për të gjithë ata që me pasion për dijen dhe gjuhën amtare po kontribuojnë ndjeshëm në ruajtjen dhe forcimin e identitetit tonë kombëtar”, tha Begaj.

Në kryeqytet u çel më 15 nëntor edicioni i 26-të i Panairit të Librit “Tirana 2023”, me pjesëmarrjen e 95 shtëpive botuese. Nën moton “Libri na bashkon të gjithëve”, panairi u hap me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Panairi i Librit “Tirana 2023” do të qëndrojë i hapur deri më 19 nëntor për vizitorët në Pallatin e Kongreseve.

(Marrë nga ATSH)

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm