Takimi Xi – Biden, Tajvani është prova e zjarrit

Presidenti Xi foli për marrëdhëniet më të rëndësishme bilaterale në botë. Madje ai tha se lidhjet kino-amerikane shkojnë përtej bilaterales, kanë rëndësi jetike për fatin e gjithë njerëzimit.


Nga Enver Bytyçi

Biden dhe Xi ishin të mërkurën bashkë. Në të dy anët e tavolinës së bisedimeve katërorëshe në Kaliforni u vendosën përballë tyre jo vetëm dy presidentët më të fuqishëm të botës, por edhe anëtarët e të dy delegacioneve. Secili përzgjodhi 12 përfaqësues në këto bisedime. Që do të thotë se takimi midis presidentit kinez dhe atij amerikan nuk kishte tema aq sensitive, sa të trajtoheshin kokë më kokë me njëri-tjetrin. Presidenti Xi foli për marrëdhëniet më të rëndësishme bilaterale në botë. Madje ai tha se lidhjet kino-amerikane shkojnë përtej bilaterales, kanë rëndësi jetike për fatin e gjithë njerëzimit. Edhe presidenti Biden theksoi se lidhjet amerikano-kineze janë më të rëndësishmet në globin tokësor.


Foto:Xinhua

Për presidentin Xi nuk është opsion konflikti midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe kjo dëshmon faktin se Pekini është i vendosur në përmirësimin e këtyre lidhjeve, me qëllim që të jepen sinjale paqeje e harmonie gjithashtu për të gjitha vendet e tjera të globit. Por edhe presidenti amerikan, Biden, theksoi se i përmbahet pesë parimeve që duhen zbatuar në marrëdhëniet midis të dy vendeve, parime të cilat ishin pranuar në takimin e Balit para një viti. Këto parime, sipas tij, konsistojnë në atë se “ShBA-ja nuk synon një Luftë të Ftohtë të re, nuk synon ndryshimin e sistemit të Kinës, nuk synon forcimin e aleancave për t’iu kundërvënë Kinës, nuk përkrah ‘pavarësinë e Tajvanit’ dhe nuk dëshiron të ketë konflikt me Kinën”. Ndërkaq të dy presidentët pranuan se ekonomia amerikane dhe ekonomia kineze janë të ndërvarura nga njëra-tjetra.

Por sa realiste është që marrëdhëniet Kinë-SHBA të vihen në shinat e normalitetit, për të ndikuar më pas në ekuilibrin dhe harmoninë e njerëzimit? Atmosfera në të cilën u prit presidenti Xi në rezidencën Filoli të Françiskos, sinqeriteti i bisedës dhe fakti që u trajtuan pikërisht temat e kontestuara midis dy vendeve, të bëjnë të besosh se nga 15 nëntori i këtij viti bota do të fillojë të funksionojë në një ekuilibër të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare. SHBA-të kanë nevojë për Republikën Popullore të Kinës më shumë se kurrë. Perëndimit i duhet në mos një Kinë aleate, medoemos një Kinë neutrale e bashkëpunuese në konfliktet që po zhvillohen në glob.


Tajvan(Foto:VCG)

Ndërkaq është Pekini ai që ka dhënë sinjale të qarta të një politike dhe diplomacie të balancuar dhe harmonizuar, me të cilën në një farë mënyre diktoi një qasje të re në marrëdhëniet e saj më SHBA-të. Prej datës 15 nëntor u shënua fakti se bota e sotme dhe e ardhme do të ndjejë temperaturat e këtyre marrëdhënieve. Pa Kinën dhe SHBA-të, së bashku apo veç e veç, tashmë nuk mund të merret asnjë vendim në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në opinionin tim ky është një zhvillim pozitiv i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.

Presidenti Biden i tha presidentit Xi se “Këtu në San Françisko u takuan për herë të parë amerikanët dhe kinezët”, kur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore u nënshkrua themelimi dhe Karta e OKB-së. Ishte kjo një deklaratë diplomatike me të cilën SHBA-të rikonfirmojnë njohjen e një Kine të përbashkët me Tajvanin. Sepse ne e dimë se në San Françisko në qershorin e vitit 1945 ishin përfaqësuesit e qeverisë së Çan Kai Shisë, ata të cilët nga Tajvani patën uzurpuar vendin e Kinës në OKB deri në vitin 1971.


Foto:VCG

Po e përmend këtë fakt, sepse çështja e Tajvanit ka qenë pika më e nxehtë e konfliktit të derisotëm amerikano-kinez. Megjithatë duket qartë se as amerikanët dhe as kinezët nuk janë të interesuar “të djegin jorganin për një plesht”! Që ka kuptimin e zgjidhjes së kësaj çështjeje nga vetë dy palët e interesuara, qeveria kineze dhe autoritetet e ishullit. Gjithnjë me mjete paqësore. Dhe mundësitë janë të plota, po të kemi parasysh se marrëdhëniet midis Kinës e Tajvanit, sidomos në ekonomi, janë zhvilluar me ritme shumë të shpejta. Askush nuk pret që këto lidhje të dëmtohen dhe të priten përmes një konflikti të armatosur. Mjafton që SHBA-të të distancohen nga ky konflikt dhe Kina do të bëhet një përmes dialogut me Tajvanin.

Theksoj këtë fakt, sepse asnjë problem tjetër veç Tajvanit, nuk ka shërbyer si “minë me sahat” në marrëdhëniet kinezo-amerikane. Ndaj ishte me rëndësi të jashtëzakonshme dakordimi i dy presidentëve që të rikthehet komunikimi midis dy ushtrive, të ndërprera që nga qershori I vitit 2022, kur Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin. Ata u morën vesh për shumë çështje të tjera, por komunikimi midis ushtrive shihet si primar për rregullin e paqes midis dy vendeve dhe në botë. Kur presidenti kinez, Xi Jinping, përkujtoi takimin e parë të para 12 viteve me ish-zv.presidentin Biden, shtoi gjithashtu se “Për dy vendet e mëdha si Kina dhe SHBA-të nuk është opsion t’i kthehet shpina njëri-tjetrit”.


Foto:VCG

Vetë presidenti amerikan, Joe Biden, ishte i kënaqur me bisedimet dhe rezultatin e tyre, kënaqësi, të cilën e shprehu demonstrativisht gjatë konferencës së tij për media. E gjitha sa ndodhi në San Françisko me takimin Xi-Biden mund të shënojë një epokë të re jo vetëm në marrëdhëniet midis Pekinit dhe Uashingtonit, por shumë më tepër së kaq! Megjithatë ky takim nuk mund t’i jepte fund të gjitha mosmarrëveshjeve midis të dy vendeve. Tajvani mbetet prova e zjarrit dhe pika themelore e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve. A do ta respektojë presidenti Biden parimin e një Kine?! Kjo është çështja!

Burimi: CRI.CN

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…