Rama: Krijojmë Muzeun e Arbëreshëve në Kalanë e Skënderbeut

Muzeu i Arbëreshëve, një nismë që synon ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe, do të ngrihet në Kalanë e Krujës.


Tirana mikpriti sot në Ditën Arbëreshe, shqiptarë nga e gjithë bota, ndër të cilët figura të njohura të komunitetit arbëresh, studiues, historianë, në një seri aktivitetesh të zhvilluara në vigjilje të Samitit III të Diasporës.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se Muzeu i Arbëreshëve, një nismë që synon ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe, do të ngrihet në Kalanë e Krujës.

Rama u shpreh se përveç muzeut, janë po ashtu edhe një sërë idesh të tjera që presin t’i japin jetë kësaj marrëdhënie në nivele të ndryshme njerëzore.

“Ne nuk e kemi një muze të tillë, ndërkohë që komuniteti arbëresh ka ruajtur me shumë fanatizëm relike të jashtëzakonshme dhe përfaqësuesit e atij komuniteti janë më shumë se sa të dëshiruar që ta kenë në Shqipëri, Muzeun e Arbëreshëve, të cilit i kemi gjetur edhe vendin. Ku tjetër përveçse në Kalanë e Skënderbeut”, tha Rama.

Po ashtu, Rama theksoi se është bërë edhe një ditë e verërave, duke çuar disa nga prodhuesit e verërave tona në Arbëri.

Ai informoi se do të ndërtohet edhe një kalendar për t’i lidhur bashkë prodhuesit, sepse në fund të fundit janë të gjitha verëra shqiptare.

(Marrë nga ATSH)

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”