Tajani: Marrëveshja Itali-Shqipëri për migrantët pjesë e një strategjie të re të BE-së

Ministri i Jashtëm i Italisë: Shqipëria është një vend mik dhe kandidate për anëtarësimin në Bashkimin Evropian,


Marrëveshja Itali-Shqipëri është pjesë e rëndësishme në strategjinë e përgjithshme të qeverisë, në kontekstin ndërkombëtar të paqëndrueshmërisë në rritje, i cili rrezikon rritjen e flukseve migratore dhe tregun e urryer të trafikantëve, një treg që vazhdon të përfitojë nga dëshpërimi dhe të kërkojë viktima, siç ishte edhe mbytja e anijes në Lampedusa, deklaroi sot ministri i Jashtëm, Antonio Tajani në parlamentin italian.

Ai nënvizoi se ”Italia synon për një qasje të ndryshme në menaxhimin e flukseve migratore dhe një luftë këmbëngulëse kundër trafikimit të qenieve njerëzore, prioritete absolute për qeverinë tonë”.

”Parandalimi i largimeve të parregullta, forcimi i kufijve të jashtëm, lufta kundër kontrabandistëve, përmirësimi i sistemit të riatdhesimit, zgjerimi i kanaleve legale të migracionit, mirëpritja e tyre sipas së drejtës së mbrojtjes ndërkombëtare janë përbërësit kryesorë të qasjes së re që po përpiqemi të vendosim në Evropë”, tha ai.

”Është pikërisht në këtë kuadër edhe Protokolli i Bashkëpunimit me Shqipërinë”, shpjegoi Tajani.

”Shqipëria është një vend mik dhe kandidate për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, një vend që ne do të vazhdojmë ta mbështesim në aspiratat e saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, theksoi ai.

”Vitaliteti i marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipëria bazohet në lidhje historike dhe të thella, të cilat prekin të gjitha dimensionet, atë politik, ekonomik, kulturor, social dhe të sigurisë”, shtoi Tajani.

”Bashkëpunimi policor mbetet në nivele të shkëlqyera integrimi duke filluar nga marrëveshja e parë mes ministrave të Brendshëm në vitin 1991. Lufta kundër trafikut të paligjshëm të drogës dhe kundër krimit të organizuar është në qendër të veprimtarisë së grupeve të përbashkëta hetimore”, tha ai.

“Bashkëpunimi gjyqësor është po aq intensiv dhe me Shqipërinë jemi gjithashtu gati për të nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme për pensionet dhe sigurimet shoqërore. Miqësia jonë bazohet edhe përkatësinë e përbashkët në Aleancën Atlantike”, kujtoi Tajani.

“Protokolli përcakton se në të dy qendrat nuk mund të kenë më shumë se 3 000 migrantë në të njëjtën kohë. Migrantët do të jenë në gjendje të mbërrijë në portin shqiptar vetëm me anijet e autoriteteve italianët, të cilat kanë ndërhyrë në operacionet e shpëtimit”, tha ministri.

Tajani tha se kjo marrëveshje nuk krahasohej me atë të arritur mes BM dhe Ruandës.

”Memorandumi i mirëkuptimit mes dy vendeve nuk është i krahasueshëm me marrëveshjen mes Britanisë së Madhe dhe Ruandës. Nuk ka kontraktim të jashtëm të menaxhimit të kërkesave për azil në një vend të tretë, ndërkohë që nuk ka asnjë shmangie nga të drejtat e garantuara ndërkombëtarisht”, theksoi Tajani.

(Marrë ngs ATSH)

Gonxhja: 25 % e buxhetit shkon për mbrojtje sociale

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 25 % e buxhetit të shtetit shkon për mbrojtje…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: 25 % e buxhetit shkon për mbrojtje sociale

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 25 % e buxhetit të shtetit shkon për mbrojtje…