“Vatra” nderon me medalje mirënjohje “Pishtarin e Demokracisë”, Koçi Tahiri

Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë vizitoi Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA


Nga Sokol Paja, Gazeta “Dielli”

New York – Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë z.Koçi Tahiri “Pishtar i Demokracisë” vizitoi Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA.

I shoqëruar nga kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” Inc z.Imer Laçaj, z.Tahiri u prit nga delegacioni i zyrtar i Vatrës i përbërë nga sekretari Dr. Pashko Camaj, anëtari i Kryesisë së Vatrës z.Bashkim Musabelliu dhe anëtari i Këshillit të Vatrës z.Paulin Mrnaçaj.

Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë z.Koçi Tahiri “Pishtar i Demokracisë” i dhuroi Federatës Vatra 20 libra nga krijimtaria personale dhe në fjalën e tij u shpreh se: “Vatra ka qenë ëndrra e të gjithë shqiptarëve. Është nder dhe privilegj që jam mes jush, jam i gëzuar dhe i lumtur për pritjen në Vatër”.

Më tej z.Tahiri ekspozoi përmbajtjen e librave historikë dhe patriotizmin e krahinës së Gorës. Sekretari i Vatrës Dr.Camaj vlerësoi kontributin e z.Tahiri dhe në emër të Vatrës i dorëzoi “Mirënjohje” për ruajtjen e trashëgimisë letrare e historike të kombit tonë.

Kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” Inc z.Imer Laçaj para të pranishmëve ekspozoi jetëshkrimin e z. Koçi Tahiri ku ndër të tjera u shpreh për titullin Honorifik, Doktor i Shkencave Politike “Honoris CAUSA”, akorduar nga Universiteti Katolik në Shtetin e Floridës (ShBA) për ndihmën në ngritjen në qendër të Krahinës së Gorës Obelisku kushtuar kapedanëve të kësaj krahinë, punën si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën e kaluar, 2017 -2021, aktivitetin sindikalist, krijimtarinë letrare dhe artistike si autor i 22 botimeve etj.

Në përfundim të ceremonisë Vatra shtroi një koktej për të gjithë të pranishmit. Aktiviteti u ndoq nga Tv Kultura Shqiptare.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.