Begaj: Diaspora, promotorja më eficiente e kulturës dhe traditës shqiptare

Presidenti Bajram Begaj: Kënaqësi e veçantë që shqiptarë nga të gjitha anët e botës janë mbledhur për të diskutuar bashkërendimin e punëve për avancimin e bashkëpunimit në të mirë të vendit.


Presidenti Bajram Begaj në adresimin e tij në ditën e dytë të Samitit III të Diasporës u shpreh se ndjen kënaqësi të veçantë që shqiptarë nga të gjitha anët e botës janë mbledhur për të diskutuar bashkërendimin e punëve për avancimin e bashkëpunimit në të mirë të vendit.

“Shqipëria është një vend gjeografikisht i vogël, por ju i keni dhënë një shtrirje globale shumë më të madhe se përmasat e saj. Sot komunitetet e shqiptarëve që gjenden edhe në vendet më të largëta të botës mishërojnë mbi të gjitha shpirtin e lirë të shqiptarit. Sot qindra mijëra shqiptarë të diasporës janë shndërruar në histori suksesi.

Diaspora është promotorja më eficiente e kulturës dhe identitetit tonë, kartëvizita e shqiptarisë në botë. Ju, në rrugën tuaj të mbushur me sakrifica, nuk e keni harruar kurrë Shqiperine. Secili, sipas mundësive ka dhënë gjithmonë një kontribut për kombin”, u shpreh Begaj.

Sipas tij, Shqipëria nuk e ka luksin ta neglizhojë diasporën. “Nuk duhet ta shohim atë si pjesë të shkëputur, por si zgjatim të natyrshëm të kulturës dhe identitetit tonë. Historia na mëson se vendi ynë vetëm ka përfituar nga bijtë e saj jashtë. Kushtet kanë ndryshuar rrënjësisht, por kemi akoma shumë për të bërë.

Për shkak se shumica juaj, e familjeve apo prindërve kanë mërguar nga ky vend, apo trojet tona, Shqipëria mban peshën, por dhe privilegjin e një dedikimi me emocion, idealizëm, nostalgji e shumë mall. Ndaj dhe jam i bindur se angazhimi juaj është një vlerë e madhe e shtuar për shoqërinë tonë”, theksoi ai.

“Vendin tonë e bën veçanërisht të dashur për shqiptarë e të huaj marrëdhënia e çlirët e miqësore që dimë të krijojmë, natyra shumë e veçantë, tradita kulinare e sofrat e bukura për familje, miq e dashamirës, dhe besimi në burimet natyrore, njerëzore e kulturore. Ndërsa është gjuha shqipe, ajo, që i jep jetë e kuptim të gjitha këtyre, për ne brenda e ju jashtë vendit. Unë do të vijoj të mbështes punën e nisurnga Institucionet shtetērore për shpërndarjen e librave shqip nga autoritetet shtetërore për komunitete shqiptare në diasporë, por kjo nuk mjafton. Fëmijët duhet të kenë më shumë mundësi të mësojnë shqip, kudo ku të jenë. Përdorimi i gjuhës shqipe nuk mund të bëhet me urdhër, ai del si nevojë e komunitetit për të ruajtur atë, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar. Ndaj, roli i prindërve në përcjelljen e gjuhës shqipe te fëmijët është parësor”, vijoi Presidenti.

“Mësimi dhe cilësia e përdorimit të gjuhës shqipe duhet të jenë prioritete që na bashkojnë. Shiheni si investim në të ardhmen tuaj këtë gjuhë të rrallë e të pasur në zemër të Evropës. Një falenderim i veçantë sot i takon të gjithë mësuesve dhe edukatorëve për përkushtimin dhe angazhimin për përçimin e gjuhës shqipe në ruajtje të identitetit tonë kombëtar”, tha ai.

Begaj vlerësoi punën e bërë veçanërisht vitet e fundit në drejtim të strukturimit të marrëdhënies së shtetit shqiptar me diasporën. “Krijimi i mekanizmave institucionalë dhe atyre ligjorë do të mundësojë një bashkëpunim më të ngushtë dhe me rezultate konkrete”, theksoi ai.

“Vetëm kur shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë të ndihen pjesë e vendit të tyre si ata që jetojnë brenda vendit, Shqipëria do të arrijë potencialin e saj të plotë. Në këtë kuptim ka disa hapa të domosdoshëm për t’u ndërmarrë. Pikësëpari është vota. Qytetarët shqiptarë jashtë vendit duhet të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar pa pasur nevojë të vijnë në Shqipëri. Ata duhet të votojnë, sipas një modeli që shumë vende të tjera e aplikojnë me sukses.

Kjo do të kthejë diasporën në aktore të drejtëpërdrejtë të konfigurimit politik e administrativ në Shqipëri”, tha Begaj.

“Së dyti, diaspora duhet të këtë përfaqësim politik që do t’i japē zë prioriteteve të shqiptarëve jashtë vendit. Të gjithë këto janë procese që nuk mund të përmbushen sa hap e mbyll sytë, por nuk janë objektiva të paarritshëm dhe mbi të gjitha janë nisma të domosdoshme që ne si shqiptarë të jemi bashkë edhe pse larg. Ka diçka që e ndjej detyrim ta them, sa herë takoj shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë: është fakti se ne ju jemi borxhlinj për kontributin e madh që ju jepni. Ky kontribut është i pazëvendësueshëm në aspektin e remitancave, por jo vetëm. Shqiptarë që kanë jetuar e sakrifikuar me vite në emigracion janë kthyer e kontribojnë me ide e nisma të reja në fusha të ndryshme, iniciativa me shumë sukses, përfituese për komunitete të tëra”, theksoi ai.

“Nga ana tjetër studentë, sportistë e profesionistë të shkëlqyer që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë bëjnë çdo ditë me punën e tyre promovimin më të mirë që mund t’i bëhet një vendi. Kontributi juaj është themelor për imazhin dhe pozitën e vendit tonë. Në përforcimin e imazhit të një vendi të qetë, kultivues të vlerave demokratike, tolerancës e bashkëjetesës fetare kontribuojnë me mijëra shqiptarë të punësuar në sektorë të ndryshëm anë e mbanë globit. Ata janë pjesë e komuniteteve afër apo shumë larg rajonit tonë dhe sjellin në përditshmërinë e kulturave të tjera emrin dhe vlerat më të mira shqiptare”, u shpreh Begaj.

“Shqipëria është vendit i secilit prej nesh dhe i të gjithëve ne bashkë. Nuk i përket dikujt më shumë e dikujt më pak, nuk i përket më shumë atyre që janë brenda vendit. sesa atyre që janë jashtë tij. Shqiptarët brenda e jashtë vendit kanë kontribuar njësoj për pavarësinë e Shqipërisë, për demokracinë, mirëqënien dhe avancimin e aspiratës për integrim në BE. Prandaj vetëm bashkë mund ta bëjmë Shqipërinë të zhvilluar, faktor vendimtar në rajon dhe anëtare të denjë në familjen evropiane. Kjo do të jetë pasuria më e madhe e secilit dhe kapitali që duhet t’i transmetojmë brezave të rinj në mënyrë që historia jonë të kthehet në histori suksesesh e ëndrrash të bëra realitet sa në vend aq dhe jashtë tij”, tha Presidenti Begaj.

(Marrë nga ATSH)

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…