Manja takim me përfaqësues të shoqatës së avokatëve shqiptarë në Itali

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi sot, në ditën e Samitit III të Diasporës, një takim me përfaqësues të shoqatës së avokatëve shqiptarë në Itali.


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi sot, në ditën e Samitit III të Diasporës, një takim me përfaqësues të shoqatës së avokatëve shqiptarë në Itali.

Manja u shpreh se në takim u diskutua se si bashkatdhetarët tanë në Itali t’i marrin shërbimet juridike në mënyrë të shpejtë dhe jashtë procedurave burokratike ndërmjet dy vendeve tona mike.

“Dy ministritë tona, në Itali dhe Shqipëri, kanë vullnetin e përbashkët për të tejkaluar çdo pengesë ligjore dhe burokratike në bashkëpunimin në fushën e drejtësisë penale dhe civile”, theksoi Manja.

Ministri falënderoi shoqatën për gatishmërinë për t’u përfshirë në kontribute reale në procesin e hartimit të kodeve në Shqipëri dhe në përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE.

“Ideja për organizimin e një konference me profesionistët shqiptarë të ligjit në Itali do jetë bashkëpunimi ynë i radhës”, nënvizoi ministri Manja.

Lexo më shumë nga

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…