Mete: Samiti, mundësi e mirë për përfshirjen e diasporës në zhvillimin e ekonomisë së vendit

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, organizuan panelin “Diaspora Shqiptare për Zhvillimin e Qëndrueshëm”, në kuadër të Samitit III të Diasporës.


Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, organizuan panelin “Diaspora Shqiptare për Zhvillimin e Qëndrueshëm”, në kuadër të Samitit III të Diasporës.

Diskutimet e panelit u hapën nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, i cili e konsideroi Samitin e Diasporës si një mundësi të mirë për të thelluar komunikimin dhe bashkëpunimin, me qëllim përfshirjen sa më të gjerë të diasporës në zhvillimin e ekonomisë së vendit.

Ministri tha se Diaspora përfaqëson një kapital të madh njerëzor, social dhe ekonomik, i cili mund të sjellë përfitime të shumëfishta për ekonominë e vendit, por edhe për kontribuesit nga Diaspora.

Në fjalën e tij, ministri Mete bëri një përmbledhje të zhvillimeve të fundit ekonomike në vend, duke theksuar se ekonomia po kalon një moment pozitiv, në një kohë që procesi i integrimit ka ecur me ritme të kënaqshme, gjë që është konstatuar edhe nga Komisioni Europian në raportin e fundit.

Në këtë kuadër, ministri tha se diaspora shqiptare ka një rol të veçantë në procesin e integrimit europian dhe mund të japë një kontribut të çmuar.

“Ky moment i mirë integrues, që kërkon në thelb ndërlidhjen e tregjeve të rajonit me tregjet e Bashkimit Europian dhe që synon konvergjencën ekonomike të këtyre vendeve me vendet anëtare të BE-së, është një mundësi e mirë për përfshirjen e energjive, kapaciteteve njerëzore dhe financiare, por edhe të njohurive të Diasporës shqiptare në këtë drejtim”, u shpreh ministri.

Ministri Mete theksoi faktin se diaspora shqiptare ka një rol kyç në zhvillimin e mëtejshëm social e ekonomik të vendit, duke kontribuar në sektorë si energjia, turizmi, inovacioni dhe aftësitë, arsimi, angazhimi i të rinjve, kultura, etj.

Ministri u shpreh se, përtej dërgimit të remitancave, diaspora shqiptare ka potencial për të promovuar sipërmarrjen dhe investimet e huaja direkte, e në këtë kontekst ekzistojnë mundësitë dhe hapësirat për një përfshirje edhe më të gjerë të diasporës, përmes projekteve dhe investimeve në sektorët prioritarë.

Në këtë drejtim, ministri vuri theksin në ndërmarrjen e veprimeve konkrete përmes angazhimit të strukturave dhe institucioneve shtetërore.

“Besoj se duhet të kalojmë në konkretizim, duke angazhuar strukturat që janë ngritur, Dhomën e Biznesit të Diasporës, Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, që në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrin e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit të përkthejmë eksperiencën dhe mësimet e nxjerra gjatë kësaj periudhe në veprime konkrete që bazohen në modelet më të mira që kanë funksionuar edhe në vendet e tjera”, tha ministri Mete.

(Marrë nga ATSH)

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…