A mund të jetë Izraeli anëtar i NATO-s?

Po çfarë do ndodhte nëse Izraeli do hynte në NATO?


Nga Ben Blushi

Disa ditë më parë kur Kosova po luante futboll me Izraelin po mendoja se pse Izraeli nuk është anëtar i NATO-s. Izraeli ka 30 vjet që luan në ligat e Evropës dhe jo të Azisë aty ku e ka vendin.

Në shumë kuptime historike, gjeografike dhe strategjike ky vend është më afër Evropës se shumë vende anëtarë të NATO-s dhe kjo jo për arsye sportive.

Atëherë pse nuk është në NATO?

Pyetja që kam është, nëse historia do ishte ndryshe sikur Izraeli të kishte qenë antar i NATOs. A do t’i frenonte kjo terroristët e Hamasi-t të cilët përvec të tjerave vranë fëmijë të pafajshëm, për të shkaktuar një luftë mes Iranit dhe Izraelit? A do kishin ata guxim të fusnin NATO në konflikt me Iranin? A do ta frenonte frika e përfshirjes së NATO-s në konflikt, vetë Iranin që financon Hamasin? A do ishte më i qetë Libani, i marrë peng nga Hezbollahu, si një shtet kufitar me NATO? A mund të kishte Hezbollah në kufi me NATO? A do ishte vetë Izraeli një shtet më i kujdesshëm për të respektuar palestinezët, urrejtjen e të cilëve e ka fituar me meritë gjatë 75 viteve të fundit?

Nëse ka një qind arsye që NATO mos ngatërrohet në atë zonë të botës, ka një mijë arsye për të besuar se prezenca e NATO-s atje mund t’i kishte kursyer botës shumë fatkeqësi. Sic ka shumë arsye për të menduar se Izraeli mund të jetë antar i NATO-s njëlloj si Turqia apo si Ukraina.

Po atëherë pse nuk është Izraeli në NATO? Meqë është jashtë Evropës? Ky nuk është një kriter. Edhe Kanadaja është shumë larg Evropës por është në NATO. NATO nuk ka kufinjtë e Evropës sepse ndryshe as Turqia nuk do ishte antare dhe as Ukraina që është edhe më larg se Izraeli, nuk do ishte ftuar të behëj pjesë, c’ka e coi Rusinë në luftë.

Nga ana tjetër, pjesëmarrja e Turqisë në NATO rrëzon paragjykimin se kjo aleancë ushtarake bazohet mbi civilizimin e krishterë euroatlantik. Turqia është një vend musliman, më shumë aziatik sesa evropian dhe është në NATO. Siç mund të jetë nesër edhe Azerbaixhani që është po ashtu shumë larg Evropës dhe është një vend me shumicë muslimane. Izraeli nuk është një vend i krishterë njëlloj si Turqia dhe Shqipëria që janë në NATO.

Po çfarë do ndodhte nëse Izraeli do hynte në NATO?

Antisemitizmi do rritej. Qytetet e Evropës do mbusheshin me miliona protestues evropiane të cilët fajësojnë Izraelin për terrorizëm shtetëror edhe më shumë se c’fajësojnë Hamasin. Shumë evropianë mendojnë se Hamasi është prodhim i dhunës sistematike të Izraelit mib palestinezët e pambrojtur. Nëse shteti palestinez do ishte krijuar me kohë dhe Izraeli nuk do ta kishte penguar atë, ndoshta nuk do lindte nevoja për Hamas dhe dy popujt do jetonin në paqe duke i kursyer botës kaq shumë ndarje dhe anarki.

Ndërkohë, nëse një ditë do diskutohej anëtarësimi i Izraelit në NATO vendi që do ulërite më shumë do ishte Turqia. Turqia do vinte veton e përjetshme për të penguar Izraelin për arsye që kuptohen. Ajo pretendon se është mbrojtësja më e madhe e myslimaneve të botës megjithëse në NATO nuk është pranuar për këtë shkak, por si një fuqi ushtarake e cila çuditërisht po pengon edhe Suedinë të anëtarësohet në NATO, ndërkohë që kjo e fundit është një nga vendet më pro palestineze të botës.

Megjithatë unë mendoj se do ishte e kundërta dhe rasti klasik i Turqisë dhe Greqisë e provon këtë argumennt. Nëse nuk do ishin antare të NATO-s, Turqia dhe Greqia ndoshta do kishin shkuar në luftë çdo pesë vjet duke u kacafytyr për ishuj të pabanuar. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë vetëm e vetëm për shkak të NATOs. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka gjasa të ndodhë shpejt sepse aleanca funksionon.

Ajo bashkon duke trembur dhe tremb duke bashkuar. Kështu mund të ndodhte edhe në Lindjen e Mesme. Avancimi i NATO-s në një zonë të ngatërruar të botës, i ngjan ardhjes së një luani në një pyll ku macet zihen për mish. Nëse Izraeli shkon në luftë me një shtet tjetër në këtë rast me Iranin, siç edhe u duk para disa javësh, është e sigurt që Amerika pra ushtria më e madhe e NATO-s do ndërhynte për ta mbrojtur. Shumë politikanë në gjithë botën venë bast se ky është plani i Amerikës. Të përdorë Izraelin për të rrëzuar një herë e mirë regjimin islamik të Iranit duke e penguar te prodhojë një armë bërthamore. Unë nuk jam i sigurt se kjo do të ndodhë, jo sepse Amerika nuk do, por sepse Irani është tërhequr dhe zgjedhjet e ardhshme në Amerikë nuk e favorizojnë këtë gjë.

Por nëse Amerika do shkonte çdo ditë në luftë për të mbrojtur Izraelin dhe ndoshta pas saj edhe Britania e shumë vende evropiane përfshi Gjermaninë, atëherë a nuk do të thotë kjo se NATO ka shkuar në luftë në Izrael? Është pothuajse e njëjta gjë. Edhe pa qenë në NATO, Izraeli do mbrohej nga NATO.

Po atëherë pse do duhet të jetë Izraeli në NATO?

Sepse ndoshta kjo zgjidhje mund ta qetësonte më shpejt krizën në Lindjen e Mesme. Sepse pranimi i Izraelit në NATO mund të bëhej me kushte. Kushti kryesor do duhet të jetë njohja dhe lejimi i Shtetit Palestinez. Nevoja për mbrojtje kolektive në kushtet kur kërcënohet nga gjithë shtetet arabe dhe Irani, ndoshta do ta ulte Izraelin në tavolinë për të njohur dhe zbatuar akordet që ka firmosur për krijim e shtetit palestinez. Nëse Izraeli do ta pranonte këtë kusht, me siguri jo vetëm Turqia, por shumica e vendeve anatare të NATOs dhe jo vetëm, do kishin një hall më pak. Harta e botës do kishte një shtet më shumë dhe një konflikt më pak.

Po ndoshta gjithë ky arsyetim është i kotë sepse Izraeli mund të mos dojë kurrë të jetë pjesë e NATOs, megjithëse në kushtet e sotme, ai vend do lutej të ishte më i mbrojtur se c’është aktualisht. Izraeli ndjehet më i lirë të shfarosë palestinezët siç po bën, duke mos patur asnjë detyrim ndërkombëtar që ia lidh duart. Një vend antar i NATOs nuk do bombardinte kurrë Gazën në mënyrën mizore që kemi parë javët e fundit.

Prandaj ne kemi poaq arsye sa vetë Izraeli për ta zgjeruar Aleancën dhe kjo temë një ditë do të jetë në tavolinën e NATOs, me shumë gjasë. Shqipëria si një antare do duhet të ishte pro megjithëse ajo nuk do thoshte kurrë jo për nga pesha dhe historia që ka.

Pastaj, nëse Izraeli nuk do, atëherë na mbetet të shohim ndeshjen mës Izraelit dhe Shqipërisë apo mes Izraelit dhe Gjermanisë për Kampionatin Evropian, duke vrarë mendjen pse Izraeli luan me top plastik në Evropë dhe me topa hekuri në Azi.

Në pushim të ndeshjes do shihnim sesi fëmijët vriten njëlloj si në Gaza ashtu edhe në Izrael. Pikërisht sepse bota ka dështuar t’i mbrojë të dy palët. Duke parë futboll në pushimin mes dy luftërave.

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…