Imzot Irine Banushi, peshkopi i dënuar me burg dy herë

Mbylli jetën në varfëri dhe i sëmurë në vitin 1973, i damkosur si i deklasuar dhe nën survejimin e Sigurimit.


Përkujtojmë sot klerikun Imzot Irine Banushin (18 gusht 1906 – 25 nëntor 1973), peshkopin që u dënua me burg dy herë, u internua në Manastirin e Ardenicës, dhe pas ndalimit të fesë më 1967, punoi në ndërmarrjen e ndërtimit të hekurudhës.

Autor i disa veprave teologjike dhe njëkohësisht profesor i latinishtes në Gjimnazin e Tiranës.

I përndjekur nga autoritetet fashiste gjatë pushtimit, por kjo nuk e pengoi t’i kushtohej besimit, duke u caktuar episkop i Apollonisë e më pas i Gjirokastrës.

Me ardhjen e komunizmit, ishte kundër statutit të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale që cenonte parimet baze të besimit dhe krijonte marrëdhënie varësie me pushtetin komunist.

U arrestua më 1946 dhe u dënua fillimisht me 5 vjet burg në Tiranë.

U lirua në vitin 1949, për t’u dënuar sërish më 1952, me akuzën se kishte zhvilluar aktivitet kundër KOASH dhe ka nxitur elementë kundër Kryesisë së kishës.

Mbylli jetën në varfëri dhe i sëmurë në vitin 1973, i damkosur si i deklasuar dhe nën survejimin e Sigurimit.

Burimi: Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe”

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.