111-vjetori i Pavarësisë, Nikolla: Shqipëria është sot mes kombeve demokratike e të qytetëruara

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përcolli urimin me rastin e 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përcolli urimin me rastin e 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

“Më 28 nëntor 1912, përpjekjet e patriotëve e shqiptarë, të mendjes e të pushkës, u kurorëzuan me sukses me shpalljen e pavarësisë dhe themelimin e shtetit shqiptar të pavarur. Pasi u ngrit nga Ismail Qemali në Vlorën e Flamurit, flamuri kuq e zi, deri atëherë shenja jonë kombëtare, u bë edhe simboli shtetëror i Shqipërisë së pavarur”, shkroi Nikolla në rrjetet sociale.

Ajo solli përshkrimin e kësaj ngjarjeje madhore të historisë kombëtare nga Ati Themelues i Shqipërisë së pavarur, Ismail Qemali.

“Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë.”

Dhe më poshtë, për të treguar se pavarësia, liria dhe integriteti i shtetit shqiptar, kërkon edhe sakrifica sublime, vijon:

“I drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut”.

“Fjalë inspiruese të një jete e vepre inspiruese në shërbim të atdheut! Sakrifica është shenja më domethënëse e patriotizmit. Shqipëria është sot mes kombeve demokratike e të qytetëruara, anëtare e NATO-s, partnere e denjë e SHBA që avancon me shpejtësi drejt familjes europiane, në mbrojtje të paqes, lirisë, pavarësisë dhe integritetit të kombeve.

Një mbështetëse e vendosur e pavarësisë dhe fuqizimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, u shpreh Nikolla. (ATSH)

Rama në kantierin e shëtitores së re të Tushemishtit: Rrit vlerën e pronës dhe fuqinë tërheqëse të Pogradecit turistik

Rama theksoi se ky projekt do të rrisë edhe vlerën e pasurive të patundshme të banorëve të qytetit poetik të…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në kantierin e shëtitores së re të Tushemishtit: Rrit vlerën e pronës dhe fuqinë tërheqëse të Pogradecit turistik

Rama theksoi se ky projekt do të rrisë edhe vlerën e pasurive të patundshme të banorëve të qytetit poetik të…