Basha: Përulemi me nderim përpara sakrificës sublime të komandantit Adem Jashari

Basha së bashku me deputetë dhe anëtarë të kryesisë se PD, bëri homazhe pranë varrit të Adem Jasharit në Prekaz dhe familjes Jashari


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përkujtoi sot edhe Komandantin Legjendar, Adem Jashari, në ditën e lindjes së tij. Basha së bashku me deputetë dhe anëtarë të kryesisë se PD, bëri homazhe pranë varrit të Adem Jasharit në Prekaz dhe familjes Jashari.

“Ndërsa sot gëzojmë frytet e lirisë, e mes sfidash po ndërtojmë të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë, kujtojmë dhe përulemi me nderim përpara sakrificës sublime të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, i cili vuri gjakun e tij dhe të familjes së tij në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur”,- tha kryetari i PD pasi vendosi kurora me lule në Memorialin e familjes Jashari.

“Duke nderuar sakrificën e tyre, – tha kreu i PD, – të gjithë duhet të kujtojmë përgjegjësinë tonë për të çuar në fund amanetin e të rënëve, për ta mbrojtur dhe zhvilluar atë që fituam me gjak, për një komb në paqe, të sigurt dhe të përkushtuar për mirëqenien e qytetarëve në cilindo vend që jetojnë: Në Republikën e Shqipërisë, Kosovës, Maqedoninë e Veriut e kudo anembanë botës”.

Kryetari i PD, Lulzim Basha zgjodhi kullen e Isa Boletinit dhe Memoralin e Adem Jasharit për të kujtuar e nderuar të gjithë ata që kontribuan duke sakrifikuar jetët e tyre për lirinë dhe pavarësin e shqiptarëve.

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.