Bashkëpunim dhe shkëmbim informacioni me Italinë në luftën kundër terrorizmit

Drejtori i Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm, Denion Meidani, vizitë pune në Itali


Drejtori i Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm, njëkohësisht Koordinator Kombëtar për CVE, Denion Meidani, i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë së Inteligjencës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, zëvendëskoordinator Kombëtar i CVE, si dhe përfaqësues të tjerë të Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me mbështetjen e OSCE Presence in Albania, morën pjesë në një vizitë studimore në Shtabin e Administratës së Burgjeve në Itali.

Qëllimi i kësaj vizite studimore është “Parandalimi dhe Luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Burgje”. Vizita u zhvillua me ftesë nga projekti EuroPris i financuar nga BE dhe e mbështetur nga Prezenca e OSBE në Shqipëri, dhe shënon një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërkombëtar kundër radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, veçanërisht brenda sistemit të burgjeve.

Dita e parë e vizitës nisi me fjalën e mirëseardhjes nga Magjistrati Giovanni Russo, Kryetar i Departamentit të Administrimit të Burgjeve, dhe Gustav Tallving, Drejtori Ekzekutiv i EuroPris. Më tej u zhvilluan seanca diskutimesh, përfshirë njohuri mbi mësimet më të rëndësishme të nxjerra nga një dekadë me rrjetin “RAN PRISONS”, përvoja belge mbi Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ektremizmit të Dhunshëm (P/CVE) në burgje, dhe një diskutim i panelit mbi mësimet e nxjerra nga P/CVE në burgje në Itali dhe vende të ndryshme të Europës.

Vizita studimore vijoi me seanca mbi vlerësimin e rrezikut, bashkëpunimin ndërinstitucional, rehabilitimin dhe regjimet e trajtimit në sistemin e burgjeve.

Gjithashtu pati diskutime në tryeza të rrumbullakëta dhe seanca të analizimit të rekomandimeve të diskutimeve, duke ofruar një platformë interaktive për pjesëmarrësit. U prezantua nga paneli gjithashtu dhe modeli italian i “Fusion Center” Komiteti i Analizave Strategjike të Antiterrorit (C.A.S.A). Gjatë prezantimit, u shpjegua mënyra e operimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional i C.A.S.A në luftën kundër terrorizmit dhe ektremizmit.

Drejtori i Operacioneve të Antiterrorit pranë C.A.S.A, Z. Arturo Varriale theksoi se krijimi i C.A.S.A në Itali, solli një revolucion institucional për bashkëpunimin dinamik në fushën e sigurisë për parandalimin e akteve terroriste, dhe jo vetëm. Gjithashtu, Virriale shpjegoi dhe mënyrën e koordinimit ndërinstitucional dhë shkëmbimin e informacionit ndërmjet agjencive të inteligjencës dhe zbatimit të ligjit në trajtimin e personave që vuajnë dënimin për vepra penale të terrorizmit dhe ekstremizmit që nga analizimi i riskut në momentin e hyrjes së të dënuarit në sistemin penitenciar, monitorimi gjatë qëndrimit në sistem, dhe mekanizmi i paralirimit ku të gjithe aktorët e përfshirë njihen me individin që lë sistemin penitenciar dhe vijon procesin e risocializimit në komunitet.

Meidani, në diskutimet e tij, shprehu falënderime për EuroPris për organizimin e këtij formati takimi të rëndësishëm si dhe falënderoi në vecanti autoritetet Italiane për mikpritjen. Ai diskutoi mbi risitë dhe inciativat e ndërmarra nga CVE si dhe theksoi rëndësinë e shkëmbimit të informacionit në luftën globale kundër radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, veçanërisht brenda sistemit të burgjeve.
Vizita dhe diskutimet nënvizuan vlerën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në adresimin e këtyre sfidave globale të sigurisë. Pjesëmarrja e delegacionit shqiptar në këtë vizitë dy ditore në Romë, jo vetëm që është një dëshmi e angazhimit të përbashkët në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, por gjithashtu reflekton nevojën në rritje për një qasje bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse në këtë luftë.

(Marrë nga ATSH)

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”