Mbi 1 mln palosje letrash, flamuri shqiptar më i madhi i krijuar me origami

Arbnora Fejza-Idrizi nga Kosova i ka bërë Shqipërisë një dhuratë në Ditën e Pavarësisë


Flamuri shqiptar i krijuar me origami pritet të konfirmohet nga Guinness si më i madhi në botë i krijuar ndonjëherë.

Arbnora Fejza-Idrizi nga Kosova i ka bërë Shqipërisë një dhuratë në Ditën e Pavarësisë. Ajo ka krijuar Flamurin e Shqipërisë 1300 metra katrorë, me 120 mijë pjesë letre, 1 milion e 200 mijë palosje letrash, ku secila letër ka 10 palosje më vete.


Flamurin prej 120 mijë letrave origami, secila në formë piramidale, Arbnore Fejza-Idrizi thotë për Anadolu Agency se e bëri me ndihmën e 70 nxënësve nga medreseja “Alauddin”, të cilët palosën rreth 50 mijë letra në formë piramidale, ndërsa pjesën tjetër ajo e bëri vetë dhe me ndihmën e disa familjarëve të saj.

“Ka qenë një punë shumë e vështirë, meqenëse kësaj radhe kam zgjedhur një metodë më të vështirë të punës. Pjesa e letrës ka qenë piramidale, ku për secilën letër nevojiteshin dhjetë palosje”, thekson Fejza-Idrizi, e cila thotë se për gjithë punimin u desh 1 muaj për të filluar me përgatitjet me palosjen e letrës dhe është një nga projektet më të vështira që ka realizuar dhe projekti që i ka marrë më shumë kohë ku për përfundimin e projektit u deshën gjithsej katër ditë punë.

“Puna ka zgjatur prej orës 10 deri në orën 6 të mbrëmjes, ku e kemi bërë edhe shtrirjen komplet të mozaikut. Ky mozaik është më i madh se mozaiku i kaluar”, thekson ajo.

Vështirësia më e madhe ka qenë kur kanë bërë matjet e para për të bërë shqiponjën dhe për të kombinuar masat por përveç këtyre, puna ka shkuar siç është planifikuar.

“Punimin e shqiponjës e kam bërë vetë me 2-3 persona sepse kam pasur frikë tua besoj punën të tjerëve duke qenë se donte shumë kujdes. Ndërsa natën finale me të gjithë stafin kemi bërë përmbylljen e gjithë punës”, thotë Fejza-Idrizi.

Flamuri do të qëndrojë deri më 29 nëntor në një sallë sporti në Skënderaj, ku Fejza-Idrizi thotë se emocionet më të mëdha i ka ndjerë kur ka përfunduar punën dhe është ngjitur mbi palestër e “kam parë se çdo gjë është perfekt ashtu siç duhet të jetë. Prej vitesh kam dashur të bëj diçka për Shqipërinë”.

“Ky është ndoshta projekti të cilin e kam punuar më me dashuri, meqenëse me këtë flamur jemi rritur. Duke parë sakrificat e popullit tonë ndër vite, ndër shekuj dhe ndër dekada që për këtë flamur kanë dhënë shumë, jam shumë krenare që kam arritur të bëj diçka për vendin tim që ta prezantoj përtej kufijve dhe njëkohësisht të certifikohet si rekord botëror. Edhe gjatë procesit të punës kam qenë me emocione dhe shumë e lumtur”, theksoi ajo.

Ajo thotë se tani po pret nga zyrtarët e Guinness që të konfirmojnë rekordin, ku javën tjetër mund të marrë lajmin e mirë se dhe një herë tjetër, ajo është pjesë e rekordeve Guinness.

Me artin e letrës origami, Arbnora Fejza Idrizi ka hyrë në librin Guinness për herë të parë në vitin 2018 me lulen më të madhe në botë prej 8,7 metrash. Për herë të dytë, ajo u bë pjesë e librit të rekordeve në vitin 2019 me vazon më të madhe prej letre, me një lartësi 2,73 metrash dhe gjerësi 2,38 metra, në të cilën paraqiti në miniaturë flamujt e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kurse për herë të tretë, pjesë e rekordit botëror me artin origami u bë në 2021 me flamurin shtetëror të Kosovës në përmasa prej 1 mijë e 216 metrash katrorë.

Arti origami ka lindur në Japoni, ndërsa nga ana kuptimore, “ori” do të thotë palosje dhe “gami” letër. Qëllimi i këtij arti është që të transformohet një fletë e sheshtë katrore prej letre në një skulpturë të përfunduar nëpërmjet teknikave të palosjes së saj. Praktikuesit modernë të origamit evitojnë përgjithësisht përdorimin e prerjeve, ngjitësve ose shënimeve mbi letër. (Anadolu Agency)

Hasani: Prioritet kthimi i të rinjve nga jashtë që të kontribuojnë në atdhe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, bashkëbisedim me gazetarët

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani: Prioritet kthimi i të rinjve nga jashtë që të kontribuojnë në atdhe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, bashkëbisedim me gazetarët