Mehmet Gëzhilli: Fan Noli vjen për herë të parë i pancesuruar, në 9 vëllime!

Botuesi I “Argeta LMG”: I krahasuar i gjithi me origjinalet dhe të gjitha pjesët e censuruara janë plotësuar.


Nga Biora Vojka

Sot ai është botues dhe kjo jo rastësisht. Qysh në vitet e rinisë ai u dashurua fort pas letërsisë, ku siç dhe na rrëfen gjatë intervistës gjatë kohës kur studionte në pedagogjiken e Korçës është njohur me poezitë e Fan Nolit, asokohe kur drejtonte kampin e pionierëve të rrethit letrar në Voskopojë. Poezi të cilat frymëzuan shumë nga brezi i atëhershëm për të ndjekur rrugën e poezisë dhe publicistikës, përfshirë dhe vetë Z. Gëzhilli, studiues e bibliograf i shquar.

Mehmet Gëzhilli, i cili rrëfen se aktualisht shtëpia botuese “Argeta LMG” sjellë ekskluzivisht 9 vëllime të Fan Nolit. Puna shumëvjeçare vjen e përkthyer në libër, ku lexuesit do të gjejnë fakte të reja për Nolin, njërin prej atdhetarëve më të ditur dhe më interesantë që kanë ekzistuar ndonjëherë. Koha që pasqyrojnë këto vëllime është e mbushur me të dhëna rreptësisht të dokumentuara.

Për të përmbushur njohjen tonë për Fan Nolin, kryesisht atë të Nolit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Z. Mehmet na paraprin se nga vëllime mund të sjellë deri në 15 të tilla me përkthime dhe publicistikë të Nolit. Siç dhe Z. Gëzhilli përgjatë intervistës, preciz deri në mahni përmes datave historike rrëfen detaje nga disa pika kulminante të jetës së Fan Nolit, i cili themeloi Kishën Shqipe, Shoqërinë “Besa-Besën”, gazetën “Dielli” dhe, bashkë me Faik Konicën e të tjerë, krijoi Federatën “Vatra”, e cila do të shërbente si një qeveri shqiptare në mërgim dhe trumbetoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës fjalën shqipe dhe çështjet kombëtare.

Ja intervista e plotë:

Censura serbe ndaj Nolit në Kosovë është censurë apo vetëcensurë e shtëpive botuese, dhe për cilat shkaqe?

Nuk e besoj ta kenë bërë serbët, por ato kishin orientim që çdo gjë që ishte kundër Serbisë ose kundër Jugosllavisë së asaj kohe, ata nuk të lejonin të botoje kundër. Kanë botuar “Shqipëria çka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” të Sami Frashërit. Ç’më ndodh, botim tepër luksoz, bëra një punë shumë të madhe që ta botoja kur mora origjinalin tonë, botimin e parë fare të Shqipërisë. Shumica me faqe të tëra i kanë censuruar, sepse fliste kundër padrejtësive serbe bërë kundër shqiptarëve. Si janë hequr ato? Ato i ka hequr dhe redaksia, pasi një citat të gjenin serbët ata e digjinin librin, jo që nuk e qarkullonin, të pengonin, por e zhduknin dhe e digjnin, e kthenin në hi. Megjithatë prapë duhet të jemi mirënjohës, pasi edhe në ato kushte dhe censurë sërish gjenin mënyra që të botohej vepra.

 Po ç’mund të themi për censurën nga patriotë e nacionalistë në Shqipëri?

Ishte vija e parties! I ndante në ato që kishin pushtetin dhe ato që kanë qenë kundër pushtetit. Erdhi si pasojë e një direktive, ku çdo redaksi kishte jo vetëm censurë, por edhe autocensurë, duke qenë të vetëdijshëm që nëse e botonin, nuk e lejonin. Ky botimi këtu është i plotë i krahasuar i gjithi me origjinalet dhe të gjitha pjesët e censuruara janë plotësuar.

Ka periudha të tëra vakum bosh, psh; botimi i parë fillon 1906, ku punon në gazetën “Kombi”, që është gazeta e parë që del në diasporë dhe Amerikë. Nga 1906-1914 ka botuar rregullisht, dhe gazetën “Dielli” ku ka lulëzimin e tij, dhe nga 1915-1925, plot 10 vjet nuk kishte të dhëna për asnjë shkrim, pasi nuk kishin koleksionet e gazetës ‘Dielli’. Falë Ilir Ikonomit, gazetarit të Zërit të Amerikës, pasi më siguroi gazetat nga vitet 13-20’ marrë nga biblioteka e Kongresit Amerikan. U desh një punë kolosale rreth 2 vjet për zbardhjen e materialeve. Nga vepra e 2-3 deri janë 600 faqe publicistikë që publikohet për herë të parë.

Nga viti 1925 deri 33’ Noli ka një lulëzim në publicistikë, publicistikë të egër kundër Faik Konicës në gazetën “Republika”. Javë për javë shkruante dhe debatonte me Faik Konicës, dhe u bënë armiq pasi Faik Konica u bë ambasador i Shqipërisë në Amerikë dhe e luftonte Nolin. Noli i thonte që t’i u bërë ambassador i Zogut në shkrimet e tij, kurse Konica e akuzonte Nolin për revolucionin, pikëpamjet sipas tij bolshevike. Dhe deri në 1933 ai ka dhe një pseudonim “Ullastra”. Dhe në gazetën “Republika” janë mbi 40 shkrime me këtë pseudonim bëjnë në varg me mbi 200 faqe publicistikë me debate të forta, që i shërbejnë politikës së ditës. Këto nuk janë në botimet e ndryshme që janë botuar më parë, por të gjitha këto janë në vëllimin e katërt që ne kemi sjellë për lexuesin.

Nga 1933-1965 deri sa vdes, ai e ndërpret veprimtarinë e tij politike dhe merret vetëm me kishën, merret me muzikë. Megjithatë në shtypin e kohës kemi gjetur goxha shkrime të tjera që nuk ka për poltikën, por ka për historinë. Psh në përvjetorin e shpalljes së Shqipërisë ai bën një shkrim të gjatë në 4 numra me penën brilante të tij, që e boton në gazetën “Dielli”. Nuk hyn në problemet politike, por vlerëson pavarësinë e Shqipërisë dhe përqëndrohet në problemet kombëtare shqiptare.

Në vitet 50’ ai është shumë i shqetësuar, madje ka dhe letra që ka dërguar qeverisë shqiptare të kohës. Shqetësimi i tij lidhej se kush do ta zëvëndësonte Nolin pas vdekjes. Kush do ta merrte kishën, ky ishte një peng shumë i madh për Fan Nolin. Pasi grekët bënin të gjitha sabotimet, madje çojnë një prift shqiptar Marko Lipa, dhe nisin të gjitha makinacionet e mundshme, që si e di ta rrëzonin Nolin e t’i zinin vendin, që më pas ta kthenin në kishë të shovinizmit grek. Pas kësaj Noli shpërthen sërish në shkrimet e tij nga viti 1950 deri ‘55.

Si Fan Noli i kërkoi Mbretit Zog, dikur kundërshtarë për jetë a vdekje 3 mijë USD për ngritjen e filarmonisë shqiptare për Skënderbeun? Para që sot le të themi kanë vlerën e 1.5 mln USD

Ka dy gjëra që duhen parë me syrin e kohës kur kanë jetuar. Kur Fan Noli erdhi në pushtet në qershorin e vitit 1904, meqë Zogu iku dhe braktisi atdheun e shkoi në Serbi (Jugosllavinë) e kohës, u dënua me vdekje nga Noli dhe ishte me damkë i dënuar. Shumë patriotë të kohës ngritën zërin në mbrojtje të Nolit. Me t’u kthyer në Shqipëri në dhjetorin e 1944, Ahmet Zogu, sapo mori pushtetin një ndër gjërat e para që vendosi ishte dënimi i Fan Nolit me vdekje.

Pasi kaluan vite, në 1993 Fan Noli sëmuret shumë dhe u shtrua në spital, familja nuk e ndihmonte dot pasi ishin të varfër kështu që Noli i kërkon Ahmet  Zogut që të pagojë spitalin. Zogu menjëherë i dërgoi paratë e kurimit. Shumë njerëz e akuzuan Nolin me idenë se i shtriu dorën Ahmet Zogut. Fan Noli i ktheu përgjigjen që stopoi zërat, duke u thënë: “Nuk ja lipa njeriut të botës, ja kërkova mbretit tim”.

Ndërkohë që Noli nisi të mbante gjallë frymën patriotike me veprimtaritë e tij dhe jashtë atdheut, mbaroi dhe konservatorin për muzikë, ku kompozoi pjesë të tëra për Skënderbeun e shumë të tjerë.

Kur ka dhënë doktoraturën në koncertin në Boston, ndër të tjera është paraqitur me simfoni për Skënderbeun. Gjatë kësaj kohe donte të krijonte një orkestër me instrumenta, vlera e të cilave arriti në 3 mijë USD. Kështu Fan Noli i shkruan letër nënës së Ahmet Zogut: “Djali jot që e do artin, do kulturën, kam shpresë se do më ndihmojë. Këngët popullore shqiptare dua t’i kthejë në rapsodi, ashtu siç i ka kthyer filantropi dhe nacionalisti Fanz Liszt këngët popullore hungareze në rapsodi. Dhe këtë letër, pothuajse njëlloj ja dërgon edhe mbretit Zog.

Ku qëndron dallimi?

Ai i shkruan dhe këtë: Unë i di vështirësitë që ka shteti shqiptar, por mund të mi dërgoni pjesë-pjesë. Këtë letër e kam parë origjinale. Vëllimi i dhjetë që do sjellim më vonë ka mundësi të ketë letrat e Fan Nolit. Si përfundim Ahmet Zogu ia dërgoi dhe Fan Noli nisi misionin dhe me muzikën.

Gjatë kësaj kohe del në pah dhe toleranca, pasi kur shkuan motrat e Zogut në Amerikë, Faik Konica ishte ambasador i shtetit shqiptar, dhe Noli u pajtua me të, madje Fan Noli mban një meshë në nderim të motrave të Mbretit Zog.

Në vitin 1942 pasi Mbreti Zog kishte ikur në Egjipt etj. ka një sërë korrespondencash midis Fan Nolit dhe Ahmet Zogut. Ku problematika kryesore ishte fati i Shqipërisë, të shpëtonte nga asimilimi, nga copëtimi. Pasi këtej na pushtoi Italia, këtej greku hyri nga jugu me pretekstin të luftonte italianin, por donte të ngulte këmbët në jugun e Shqipërisë. Serbi hyri në Luftën e Dytë Botërore, duke pasur autoritetin e Titos dhe nuk diskutohej vetëm fati i Kosovës, por dhe ndonjë copëtim tjetër dhe të zhdukej totalisht…

Pra, korrespondenca që kanë pasur gjatë këtyre viteve ka lidhje më këtë situatë?

Qeveria ishte fashiste, iku fashizmi erdhi gjermani u krijua qeveri tjetër. Këtu ishte problem, të krijonin një qeveri në emigracion, dhe kjo qeveri emigracioni duke patur lidhje me forca të ndryshme, do kishte kontribut të vyer të shpëtonin sa më shumë Shqipërinë. Prandaj dhe Noli kur u bë çlirimi i Shqipërisë në 1944 përshëndet partizanët në radion ‘Zëri i Amerikës’, duke uruar shqiptarët që kanë marrë në dorë fatin dhe se djemtë e Shqipërisë… i kanë dal zot. Shqipëria u lidh në koalicion me Amerikën, Italinë, BS, dhe duke lidhur aleat Noli mori zemër për mos copëtimin e Shqipërisë.


Gazetarja e “Telegraf”, Biora Vojka

Noli i kërkoi Enver Hoxhës të ndërtonin shkollën e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Enver Hoxha i bëri thirrje të kthehej në Shqipëri, por ai nuk erdhi, si qëndron e vërteta?

Në 1945 do bëheshin zgjedhjet parlamentare e para fare dhe midis të tjerave i kanë dërguar 3 letra në vazhdimësi të njëra- tjetrës dhe Sejfulla Malëshova i thonte: si komandanti (Enveri) dhe të gjithë shokët jemi dakort dhe jemi në një mendje që ju të vini në Shqipëri si kandidat për deputet. Mbasi të bënin zgjedhjet do shikonin në detyrë do ta vinin Nolin.

Noli u ktheu përgjigjie dhe u tha; ju falenderoj për besimin që kini dhe respektin për mua, por në kushtet që jam unë tani do të jetë më mirë që të jem këtu në Amerikë që t’ju njoh Amerika qeverinë shqiptare dhe tani nuk kam mundësi që të vij, por unë më vonë kur të krijohet mundësia nëqoftëse ju do të krijoni një akademi ose një institut jam gati të vij 3 muaj dhe të bëj leksione për Historinë, Letërsinë dhe Artin. Pastaj qeveria shqiptare dërgoi një delegacion atje dhe filloi ftohja me qeverinë amerikane, filloi lufta e ftohtë dhe nga 45-a dhe ambasada u mbyll shpejt, pastaj deri në vitet 90’ kur u hap ambasada përsëri.

Kështu për 50 vite jo e ftova- jo se ftova, kështu ishte politika e qeverisë amerikane që e kufizonte që Noli të krijonte një mundësi që të vinte të bënte një vizitë.

Noli me moshën që kishte donte ta mbante politikën e mirë me shtetin shqiptar, por nuk ishte dhe shumë partizan i saj, e shikonte që shoku i tij me i ngushtë, sekretarin Sejfulla Malëshova në 1944 e internuan në Ballsh dhe në Fier.

Filloi dhe lufta e klasave dhe të gjitha këto Noli i dëgjonte dhe e hidhëronin, dëshpëronin, shqetësimi i tij ishte si e si të mbronte kishën.

Noli ka qenë enciklopedist, ka qenë një gjeni dhe fati jonë që një njeri që ka lindur aq larg, të ishte kaq atdhetar, për të përpos fesë s’bënte kompromis kurrë ishte çështja e atdheut. Atë gjuhë aq të pastër që shkruan, si përkthyes si diplomat, orator aq i madh ngado që t’i kthehesh është një mësues për çdo ministër shqiptar që kanë qenë e kaluar, por dhe ato që do të vijnë që do të thotë. Sa më shumë të gërmosh te Noli aq më shumë do mësosh. Thotë njëri: “Noli është një kokërr ulliri po ulli që sa herë ta shtrydhësh nxjerr vaj, por vaj cilësi e parë.

Kjo më ka detyruar të bëj këtë vepër të plotë që ato që duan të studiojnë, të mësojnë nga të gjitha fushat ku ai ka shkëlqyer. Fan Noli se ka pasur fushë me lule, tërë jetën ka vuajtur. Noli ka qenë shumë atokritik ndaj vetes, sot nuk gjen ndonjë politikan që të thotë këtu kam gabuar, e pamundur.

Në Amerikë kush e ndihmoi Fan Nolin?

Kjo është një pikënisje tjetër, atdhetarët tanë, rilindasit tanë kanë bërë shumë gjëra të mira. Kemi njohur dhe studiuar publicistikën e tyre … në vitin kur Noli është në Greqi ku ka bërë punë, karrocier, mësues e shumë të tjera. Ikën në Egjypt ku ka qenë një shoqëri patriotike shumë atdhetare dhe në krye të kësaj shoqate ka qenë Athanas Tashko, babai i Tefta Tashkos, ka qenë Nitkua që bëri bletën shqiptare, e bëri se ishte Lidhja e Prizrenit dhe Evropa e akuzonte Lidhjen se ju s’keni kulturë, s’keni muzikë, këngë dhe ky mblodhi këngët e i botoi dhe tha shiko se ky popull ka këngë.

Dhe një popull që ka këngë, fjalë të urta, gjëagjëza, ka legjenda dhe mite. Mbi të gjitha ai popull është nga më të vjetrit dhe më të lashtët. Gjë që ne e kemi dhe duhet t’i gërmojmë, zbulojmë, t’i publikojmë dhe t’ja japim edhe botës.

Athansi dhe të tjerë e ndihmuan Nolin që të shkonte në Amerikë dhe të ngjallte lëvizjen kombëtare shqiptare.

Pse u bë prift Noli?

Vdes një fëmijë, një shqiptar prifti grek nuk bënte meshën për ta varrosur, sepse nuk ishte i pagëzuar. Kjo e shqetësoi kaq shumë Nolin, atëherë lindi problemi që duhet të krijojmë kishën tonë shqiptare dhe në 8 marsin e vitit 1906 ai mban meshën e parë, ka shumë merita po kjo është një nga të parat . Duke krijuar kishën plotësoi një kënd të krijimit të kombit. Ne kemi gjuhën, kishim kishën, kishim fenë katolike të ligjëruar mbështetur nga vatikani, kishim fenë muslimane që ishte zotëruese dhe e njihte dhe Stambolli, por nuk kishim kishën ortodokse të ligjëruar, prandaj meshohesh greqisht dhe dy kanë qenë problemet më të mëdha, mallkimi i gjuhës shqiptare dhe e dyta kishat shqiptare, kisha ortodokse shqiptare. Madje interesant është fakti se në Amerikë, në Detroit ka një teqe që nga viti 1954 ka rezistuar dhe është e vetmja teqe në Amerikë, e cila është ndërtuar me ndihmën e Fan Nolit.

Gazeta “Telegraf”

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…