Shkëlzen Brahaj, “Skënderbeu” i Paradës së Shqiptarëve!

I veshur si heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu udhëhoqi sot Paradën në 111-vjetorin e Pavarësisë.


I veshur si heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe i hipur mbi një kalë, Shkëlzen Brahaj, udhëhoqi sot Paradën e Shqiptarëve në Tiranë, në 111-vjetorin e Pavarësisë.

Brahaj tha për mediet se është krenar që po performon me përkrenaren e Skënderbeut.

“Është krenari që unë performoj me këtë përkrenare të Skënderbeut i cili ishte ndër të parët që ngriti flamurin dhe më pas e pasoi Ismail Qemali. Ne ia kemi borxh jo vetëm kaq, por shumë më shumë se sa kaq”, tha Brahaj.

Ai tha se “ndihem i lumtur dhe krenar që udhëheq paradën e sotme”.

I pyetur si i lindi ideja për t’u veshur si Skënderbeu, Brahaj theksoi se “ne jemi ftuar nga bashkia, por si ide ka çdo vit që në një mënyrë apo në një tjetër organizoj gjëra të tilla. Dua që njerëzit ta kujtojnë gjithmonë këtyre figurë si heroin tonë Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ta kujtojmë jo vetëm ditën e festave, por çdo ditë të vitit”.

Lidhur me paradën Brahja u shpreh se “parakalimi me bashkë me shqiptarët e Amerikës është një eveniment që ndër vite kemi dashur ta kemi”.

Sa i përket veshjes Brahja tha se ” është një veshje që e kam përshtatur vetë”.

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…