Teknologjia e avancuar ndihmon në sektorin e bujqësisë

Ekspozita Ndërkombëtare Urbane Moderne Bujqësore e Kinës në Chengdu (IUMAE) ka qenë prej kohësh një ngjarje e domosdoshme për kompanitë bujqësore


Përpjekjet mbarëkombëtare për të nxitur digjitalizimin dhe aplikimin e gjerë të teknologjive më të avancuara në industrinë bujqësore do të jenë çelësi për nxitjen e bizneseve vendase dhe përparimin e gjallërimit rural të vendit, thonë ekspertë dhe aktorë të brendshëm të tregut.

Ekspozita Ndërkombëtare Urbane Moderne Bujqësore e Kinës në Chengdu (IUMAE) ka qenë prej kohësh një ngjarje e domosdoshme për kompanitë bujqësore dhe agjentët e blerjeve në mbarë vendin. Me reputacionin e saj duke u forcuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit, pjesëmarrja me grupe nga jashtë vendit është gjithnjë në rritje.

Edicioni i 9-të i ekspozitës, i mbajtur nga 27-30 tetor në Chengdu, kryeqendra e provincës Sichuan, arriti shumë rekorde.

“Mbi 3000 ekspozues nga Kina dhe 20 vende të tjera morën pjesë në eventin e këtij viti, duke tërhequr më shumë se 8000 blerës. Pjesëmarrja e markave dhe organizimi i ngjarjeve kanë tejkaluar të dyja edicionet e mëparshme”,- tha një punonjës i komitetit organizues të këtij eventi.


Foto nga VCG

Në zonën e makinerive bujqësore u ekspozuan gjithsej 57 makineri të tipit më të fundit.

“Industria bujqësore e vendit po mbështetet më shumë në aftësitë e saj prodhuese në makineri. Prodhimi në mbarë vendin po kalon drejt mekanizimit”,- tha Zhang Xiaojun, drejtor i Qendrës së Promovimit të Makinerive Bujqësore të Departamentit Provincial të Sichuan të Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale.

“Me aplikimin më të gjerë të mjeteve dhe zgjidhjeve të fundit – duke përfshirë 5G, inteligjencën artificiale dhe internetin e gjërave – themeli bujqësor do të jetë më i fortë, duke sjellë më shumë përfitime për fermerët dhe duke nxitur përparimin e vitalizimit rural në mbarë vendin”,- tha Zhang.

Gjatë këtij aktiviteti u ekspozuan qindra raste suksesi të teknologjisë shkencore të arritura në fushën bujqësore që nga viti 2021. Po ashtu, u nënshkruan kontrata me vlerë rreth 2 miliardë juanë (274.3 milionë dollarë). I mbajtur si me prani fizike, po ashtu edhe online, ekspozita e këtij viti, si një platformë kyçe në sektorin e bujqësisë, u vlerësua nga pjesëmarrësit për fleksibilitetin dhe efikasitetin e saj.

Sipas organizatorëve, e mbështetur nga zgjidhjet online duke përfshirë të dhëna të mëdha dhe transmetim të drejtpërdrejtë, ekspozita ofroi shërbime të shfaqjeve online me kohë të plotë, tregtimit, negociatave dhe ndërveprimit në kohë reale. Gjatë eventit katërditor, më shumë se 60 milionë shikues ishin të pranishëm përmes platformave të transmetimit të drejtpërdrejtë dhe faqeve të internetit.

“Na shqetësonte prej kohësh një zinxhir prokurimi jo i plotë, por në ekspozitën e këtij viti vendosëm lidhje jo vetëm me disa furnizues të cilësisë së lartë, por edhe me blerës nga jashtë”,- tha Wu Linshan tregtar frutash nga provinca Zhejiang, duke e cilësuar një eksperiencë të mrekullueshme, ku fitimet ishin shumë më të mëdha nga sa pritej.


Foto nga VCG

Gjatë ekspozitës u ekspozuan gjithashtu mallra të importuara, të tilla si orizi nga Pakistani, ushqime nga Azia Qendrore dhe Evropa, shalle mëndafshi nga Nepali dhe verëra të kuqe nga Franca.

“Ekspozita e këtij viti ka tërhequr më shumë ndërmarrje bujqësore të njohura nga vende të ndryshme. Duke e parë këtë event si një mundësi, ne kemi ftuar shumë partnerë që morën pjesë në ngjarje për inspektime në terren dhe shumë prej tyre nënshkruan marrëveshje me ne”,- tha He Xiaoyan, që zotëron një kompani tregtare të produkteve bujqësore.

“Unë e zhvendosa kompaninë time në Chengdu këtë vit, pasi kryeqendra e provincës ka burime të bollshme bujqësore. Gjithashtu, duke qenë se qyteti është i lidhur nga shërbimi i transportit tokësor Kinë-Evropë dhe i mbështetur nga dy aeroporte, është i përshtatshëm për njerëzit e biznesit që të udhëtojnë anembanë globit”,- tha ai.

“Edhe pse pak larg nesh, ne kemi marrë pjesë pothuajse në çdo ekspozitë të tillë bujqësore, pasi është një mundësi e mirë për të parë produkte me cilësi të lartë nga vende të ndryshme të botës dhe për të shfaqur produktet tona për botën e jashtme”, tha Chen Huijie, udhëheqës ekipi nga Departamenti i Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale Provinciale Zhejiang.

“Ne organizuam delegacionin më të madh në vite për të marrë pjesë në ekspozitën e këtij viti”,- tha Chen.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe nis vizitën në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA.