Banka e Shqipërisë: Kursimet u shtuan me një miliard euro në një vit

Në fund të muajit tetor, stoku i depozitave në lekë arriti në 547.5 miliardë lekë, me një rritje prej 0.75%


Kursimet në lekë dhe valutë të individëve dhe biznesit në sistemin bankar, kanë shënuar një ecuri pozitive gjatë muajit tetor të këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit tetor, stoku i depozitave në lekë arriti në 547.5 miliardë lekë, me një rritje prej 0.75% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 4 miliardë lekë më shumë.

Në tetor, rritja e kursimeve në lekë është ndikuar nga korporatat jofinanciare ashtu dhe nga individët, kryesisht në llogari kursimi pa afat.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Ndryshe nga kursimet në lekë, ato në valutë kanë shënuar rritje të qëndrueshme vitet e fundit.

Në fund të tetorit, stoku i kursimeve në euro arriti në 7.26 miliardë euro, me një rritje prej 1% në krahasim me muajin e mëparshëm, ose 75 milionë euro më shumë, e ndikuar si nga bizneset, ashtu dhe nga individët.

Ndonëse me ritme të ngadalësuara, rritja ka vijuar edhe në shtator e tetor, teksa në gusht kursimet në valutë panë zgjerimin më të madh prej 286 milionë euro, të ndikuara nga efektet sezonale, por dhe prurjet pozitive në turizëm.

Zgjerimi i sezonit turistik përtej muajve tradicionale të verës, duket se po ndikon në ecurinë e mirë të depozitave dhe në shtator e tetor.

Me bazë vjetore (tetor 2023/tetor 2022), depozitat në euro janë rritur me 17%, ose 1.05 miliardë euro më shumë.

Lexo më shumë nga

Java Kulturore e Evropës 2025 sjell 30 aktivitete të 11 artistëve të mirënjohur

Nga data 17 deri më 31 maj, Java Kulturore e Evropës 2025 do të sjellë mbi 30 aktivitete kulturore në…

Global 360

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Diplovista

Rama për “Corriere della Sera”: Me “Giro d’Italia” bëhemi më në fund protagonistë në skenën globale, një hap tjetër drejt Europës

Dhe pikërisht sot, nga vendi i shqiponjave nis Giro d’Italia, me etapën e parë Durrës–Tiranë, prej 160 kilometrash. “Do të…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Java Kulturore e Evropës 2025 sjell 30 aktivitete të 11 artistëve të mirënjohur

Nga data 17 deri më 31 maj, Java Kulturore e Evropës 2025 do të sjellë mbi 30 aktivitete kulturore në…