Flamuri i Pavarësisë u ngrit nga Ismail Qemali në një ndërtesë tjetër!

Nëpër televizione ende nxirret fotografia e ndërtesës trekatëshe ku nuk u ngrit flamuri


Nga Ilir Ikonomi

Dekada më parë, Eqrem bej Vlora ka publikuar një skicë, ku tregon pa mëdyshje se në cilën ndërtesë është shpallur pavarësia nga Ismail bej Vlora. Jo vetëm kaq, por ai na shënon në skicë edhe dritaren në të cilën Ismail beu tregoi flamurin e kuq me shkabën e zezë, para se ta vendoste në ballkon.

Kjo është ndërtesa dykatëshe dhe jo trekatëshe e sarajeve. Kjo ndërtesë dykatëshe, pra më e vogla e dy ndërtesave, ishte selamllëku i Sarajeve. Ajo ishte shtëpia ku jetonte Xhemil bej Vlora dhe ndodhet në pjesën e poshtme të skicës. Besoj se nuk mund të shpjegohet më qartë se kaq.

Deri sot, nuk kemi një fotografi ballore të kësaj ndërtese, por vetëm foto nga larg ose foto që e paraqesin ndërtesën të transformuar dhe të shndërruar në hotel. E megjithatë, nëpër televizione ende nxirret fotografia e ndërtesës trekatëshe (ajo sipër) dhe njerëz që komentojnë duke thënë se flamuri u ngrit në ndërtesën trekatëshe – të quajtur haremllëk (e cila nuk ka fare ballkon).

Këto janë dy ndërtesa që nuk mund të ngatërrohen dhe nuk ka kuptim të ngatërrohen. Siç e thotë edhe Eqrem beu, ndërtesa trekatëshe (ajo sipër), ishte shtëpia ku lindi Ismail Qemali dhe ai e saktëson madje edhe dhomën ku lindi heroi ynë i pavarësisë. Mund të duket si një detaj i parëndësishëm, por nuk mendoj kështu. Ne duhet të dimë dhe të themi me saktësi maksimale se ku pikërisht u ngrit flamuri dhe jo të bëjmë sikur e dimë.

Dekada më parë, Eqrem bej Vlora ka publikuar një skicë, ku tregon pa mëdyshje se në cilën ndërtesë është shpallur…

Posted by Ilir Ikonomi on Wednesday, November 29, 2023

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.