Ndarja nga jeta e Kissinger, Rama: Lamtumirë boss!

Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit amerikan të Shtetit, Henry Kissinger

1251050652

Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit amerikan të Shtetit, Henry Kissinger, ndërsa vlerësoi se “librat e tij do t’i mbeten njerëzimit si pasuria e paçmueshme e një eksperience dhe urtësie të rrallë”.

“Lamtumirë Bos! Librat Tuaj i mbeten njerëzimit si pasuria e paçmueshme e një eksperience dhe urtësie të rrallë, e do të jenë në dispozicion të kujtdo sot e gjithmonë, që do të dojë të aftësohet mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe gjeopolitikën; balancat mes fuqive dhe realizmin politik në ruajtjen e paqes e në projektimin e rrugëdaljeve nga konfliktet ndërshtetërore; të menduarit strategjik dhe perspektivën afatgjatë të politikës së jashtme; rolin e shkencës joekzakte të historisë dhe rëndësinë e talentit të individit kur duhen marrë vendime përballë mjegullës së të nesërmes…”, shkruan Rama.

“Mua personalisht do të më mbetet edhe mirënjohja për kohën e çmuar që më kushtuat bujarisht, duke më dhuruar një ndër bisedat më të bukura që mbaj mend. U prehshi në paqe”, shprehet ai.

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, ka vdekur dje në moshën 100-vjeçare.

Fituesi i çmimit Nobel për Paqe, specialiteti i të cilit ishte diplomacia sekrete, ai ishte një figurë e gjallë në politikën amerikane.

Ai ishte politikani më me ndikim në Uashington kur ishte fjala për politikën e jashtme. Kissinger u bë arkitekti i famshëm i afrimit SHBA-Kinë.

/m.m/r.e/

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!