Ambasada Amerikane: Dhamë mbi 25 mijë viza!

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë bën të ditur se 2023 shënoi një vit rekord për vizat amerikane.


Ambasada e SHBA-ve në Tiranë bën të ditur se 2023 shënoi një vit rekord për vizat amerikane.

Rena Bitter, Ndihmëse Sekretare e Shtetit për Çështjet Konsullore, dhe Michael Heise, oficer konsullor në Ambasadën e SHBA në Tiranë, ndanë më shumë detaje rreth punës së ekipit konsullor për të mundësuar më shumë udhëtime për shqiptarët, si dhe për të ulur ndjeshëm kohën e pritjes për takimet për viza.

“Gjatë vitit fiskal 2023, ekipi konsullor përpunoi një numër rekord vizash joemigruese për shqiptarët, duke miratuar më shumë se 25,000 viza, çka shënon një rritje të jashtëzakonshme prej 77 %, krahasuar me një vit më pare”, u shpreh Oficeri konsullor..

Sipas tij, kjo për shqiptarët do të thotë se më shmë njerëz do të mund të udhëtojnë në SHBA për biznes ose turizëm, do të thotë pritje më e shkrutër për të lënë një takim për intervistën për vizë.

“Ekipi ynë po bën punë të jashtëzakoshnshme për shqiptarët që do të duan të vizitojn[ SHBA”, tha ai.

Nga ana e saj, Bitter theksoi se ekipi konsullor po forcon lidhjet miqësore midis dy vendeve.

Prej 1 prillit të vitit 2022 SHBA ofron viza me afat 10 vjeçar për shqiptarët, ndërsa pak ditë më parë u miratua një vendim që i lejon ata të udhëtojnë deri ditën e skadimit të pasaportës. Më herët shqiptarët nuk ishin të lejuar të udhëtojnë nës pasaporta e tyre skadonte brenda afatit 6-mujor.

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!