Euro 2024, Duka: Shqipëria është gati për të sfiduar kundërshtarët në grup

Presidenti i FSHF: Spanja, Italia dhe Kroacia janë skuadra me traditë dhe histori në Europë.


Shqipëria njohu kundërshtarët që do të ketë përballë në finalet e Europianit “Gjermani 2024”. Në Grupin B, kuqezinjtë do të luajnë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në Europian më 15 qershor 2024 në sfidën e parë ndaj kampionëve në fuqi të Europës, Italinë në stadiumin “BVB Dortmund”.

Pas përfundimit të shortit në Hamburg Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dha një prononcim të shkurtër për fshf.org. Duke folur për rivalët, kreu i futbollit shqiptar tha se Spanja, Italia dhe Kroacia janë skuadra me traditë dhe histori në Europë. E megjithatë, Shqipëria është gati për të sfiduar këto skuadra dhe se fusha e lojës do të tregojë gjithçka.

Më tej, Presidenti Duka vlerësoi organizimin e UEFA-s për ceremoninë e hedhjes së shortit në Hamburg dhe tha se Shqipëria do të përgatitet sa më mirë për të dhënë maksimumin në finalet e “Gjermani 2024”.

Kundërshtarët në grup “Shorti ishte si të gjithë shortet e tjera, e kam pritur me qetësi. Nuk kam patur asnjë lloj ngarkese emocionale se kush do të na bjerë në grup sepse janë të gjitha skuadra të forta dhe për t’u respektuar, jo për t’u patur frikë. Skuadrat që ne kemi si kundërshtarë në Grupin B janë skuadra me histori, me trofe, Italia kampione e Europës në fuqi apo Spanja skuadër me shumë trofe, Kroacia finaliste e Kupës së Botës, pra skuadra me histori. Por edhe ne jemi kualifikuar në këtë Europian pikërisht për të sfiduar skuadrat që kanë histori, se kush do të jetë më i fortë në fushën e lojës këtë do ta tregojë fusha në Dortmund, Hamburg dhe në Dusseldorf”.

Organizimi i eventit “Shumë i bukur, vërtetë isha shumë i kënaqur në një aktivitet të organizuar shumë mirë në nivelin më të lartë profesional nga administrata e UEFA-s. Jam akoma më i kënaqur kur shihja flamurin dhe Shqipërinë si pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm. Duhet t’i falenderoj ato që na kanë bërë pjesë të këtij eventi, që na bënë të përjetojmë emocione të tilla, në evente të tilla, futbollistët dhe stafin e ekipit Kombëtar por edhe mediat, tifozët që kanë mbështetur ekipin dhe të gjithë opinionin shqiptar, sepse të gjithë bashkë kemi bërë të mundur që të jemi pjesë e këtij turneu final. Tani të përgatisim sa më mirë këtë turne dhe të mundohemi të bëjmë më të mirën sepse dy skuadrat e para të grupit do të kualifikohen më tej dhe katër ekipet më të mira nga vendi i tretë në grupe, pra mundësitë janë, në qoftë se bën një rezultat pozitiv i ke të gjitha mundësitë për të kaluar në 1/16 –tat e finaleve. Do të bëjmë më të mirën, siç thashë janë skuadra për t’u respektuar ne do të luajmë kundër tyre dhe faktikisht edhe nëse do t’i quajmë të forta, i fortë bëhesh kur fiton me të fortit”- përfundoi pronocimin e tij për fshf.org Presidenti Duka.

Lexo më shumë nga

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…