Mazniku: Vitin ardhshëm do të ngrihet Akademia e Pushtetit Vendor

Sfida më e madhe është rritja e kapaciteteve të administratës.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku deklaroi sot se bashkitë do të duhet të deklaroi sot në fillim të vitit të ardhshëm do të ngrihet Akademia e Pushtetit Vendor që do të synojë trajnimin e administratës së bashkive për çështje të ubanistikës,legjislacionit, prokurimeve, kontrollit të territorit, etj.

Nga Fieri, pas një takimi për Dialogun Vendor, i cili synon evidentimin e problematikave kryesore të veteqeverisjes vendore, ku i pranishëm ishte dhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Mazniku theksoi nevojën për bashkëpunim mes pushtetit vendor dhe atij qendror.

“Kemi nevojë për një bashkëpunim më të ngushtë mes pushtetit vendor dhe atij qendor, në kuadër të situatës ku gjendet vendi, në raport me afrimin me BE-në, dhe detyrat që vet bashkitë duhet të kenë në raport me këtë moment të rëndësishëm, përgatitjen për të absorvuar fonde nga BE, ashtu sikundër për të implementuar projekte të rëndësishme zhvillimore që do të afrohen”, tha Mazniku.

Ministri, po ashtu vuri në dukje se bashkitë do të duhet t’i përgjgjen edhe momentit tjetër në të cilin ndodhet vendi, atë të shndërrimit në një destiancion turistik, ku vetëm gjatë këtij viti e vizituan gati 20 milionë turistë.

“Shumë nga qytetet tona duhet të ofrojnë shërbime cilësore, jo vetëm për qytetarët e vendit, por duhet të jenë të gatshëm t’i ofrojnë shërbim cilësor një grupi të madh njerëzish që i bashkohen vendit tonë si turistë gjatë sezonit të verës, por jo vetëm”, u shpreh ministri.

Sipas Maznikut, sfida më e madhe është rritja e kapaciteteve të administratës. Ai bëri të ditur se në 2024-ë edhe bashkitë do të përfitojnë nga paketa e rritje së pagave.

(Marrë nga ATSH)

Rama-emigrantëve: Me pasaportën shqiptare të BE, qytetarë evropianë të barabartë me grekët në Greqi

Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, gjatë takimit të pasdites së sotme në Xania me shqiptarët…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama-emigrantëve: Me pasaportën shqiptare të BE, qytetarë evropianë të barabartë me grekët në Greqi

Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, gjatë takimit të pasdites së sotme në Xania me shqiptarët…