Mete: 3.5 miliardë lekë bonus pensionistëve për Vitin e Ri!

Ministri i Financave dhe Ekonomisë: Do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë


Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, informoi sot se pensionistët do të marrin bonus për festat e fundvitit.

“Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë, me një fond total prej 3.5 miliardë lekësh”, tha Mete.

Ministrti informoi se, bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit.

“Ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare.

Në tre vitet e fundit, për indeksimin e pensioneve janë alokuar 25 miliardë lekë, të cilat me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm arrijnë në afro 30 miliardë lekë dhe me efekt të përhershëm në buxhetin e shtetit”, tha Mete.

Lexo më shumë nga

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…