Reformimi i UBT, Denaj: Bashkëpunim me universitetin prestigjioz austriak

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, zhvilluan një takim të rëndësishëm me Prof. Eva Schulev-Steindl, rektore e Universitetit BOKU, në Vjenë.


Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës, Vjenë (BOKU) është tashmë një partner strategjik i Universitetit Bujqësor të Tiranës që do të shërbejë si një model orientues për objektivat, veçanërisht në drejtim të ndërkombëtarizimit të strukturave dhe ofertës akademike.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, zhvilluan një takim të rëndësishëm me Prof. Eva Schulev-Steindl, rektore e Universitetit BOKU, në Vjenë, ku diskutuan modalitetet dhe hapat e fundit para firmosjes së projektit të bashkëpunimit BOKU-UBT 2030.

Denaj tha se, gjatë takimit u diskutua rreth zhvillimeve të tregut të punës dhe përpjekjes së universiteteve, por edhe politikbërësve për t’i ofruar të rinjve në Shqipëri diploma me vlerë për punësim sipas nevojave që diktojnë tregjet globale.

Pjesë e bisedimeve ishin edhe mundësitë për financim të projekteve inovative dhe transferim të njohurive për avancimin e sektorit bujqësor në Shqipëri, si dhe rëndësinë e kërkimit shkencor në avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm rural në vend”.

Denaj tha se, “nëpërmjet implementimit 4-vjeçar të këtij projekti, synohet reformimi i thellë i UBT-së, në mënyrë që të përafrohet brenda vitit 2030 me BOKU dhe universitetet homologe europiane në të tre kolonat e misionit të tij: programet e studimit, kërkimin shkencor dhe transferimin e njohurive”.

Ky projekt unikal reformimi dhe ndërkombëtarizimi e bën UBT Universitetin e parë në vend që projekton të ardhmen e tij me modelin e një ndër universiteteve më të mira në Evropë me një histori suksesi mbi 150 vjeçare në bujqësi, mjedis, bioteknologji, shkenca pyjore, ekonomi dhe zhvillim rural.

“Fillojmë nga implementimi në fillim të vitit 2024 me një plan të detajuar aktivitetesh të cilat do të realizohen nga ekspertët më të mirë të BOKU në bashkêpunim të ngushtë me stafin akademik të UBT”, u shpreh ministrja Denaj. (ATSH)

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…