AKSHI: e-Albania do të përdorë Inteligjencën Artificiale

Në portalin e-Albania, sot kemi 1233 shërbime publike për qytetarët dhe biznesin


Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpjegoi se së fundmi ka 3 milionë përdorues të regjistruar në portalin e-Albania, ndërkohë që janë mesatarisht mbi 1.7 milionë aplikime dhe afro 1 milion dokumente që gjenerohen me vulë elektronike çdo muaj.

Shteti shqiptar u ka kursyer qytetarëve dhe bizneseve 1010 vite pritje në radhë dhe mbi 12 milionë euro të kursyera nga shërbimet online.

Në një intervistë për “Monitor”, AKSHI shpjegon risitë në dy vitet në vijim dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale për të lehtësuar marrjen e shërbimeve.

 

Infrastruktura digjitale në dekadën e fundit është bërë pjesë e rëndësishme e shërbimeve qeveritare në vendin tonë. A keni një bilanc se çfarë përfitimesh kanë pasur qytetarët nga këto shërbime dhe sa është investuar?

Në fakt, pjesë e rëndësishme dhe e domosdoshme për jetën e të gjithëve! Kemi kaluar thuajse të gjithë qeverinë shqiptare online dhe ky kapërcim i ndodhur në harkun kohor të 10 viteve, reflekton një punë sfiduese, që çmontoi sistemin e plakur të një shteti apatik për ta zgjuar atë plotësisht.

Sot flasim për Inteligjencë Artificiale dhe teknologji moderne, në koherencë me revolucionin teknologjik që ka përfshirë pjesën e zhvilluar të botës.

Në portalin e-Albania, sot kemi 1233 shërbime publike për qytetarët dhe biznesin, duke ofruar 95% të shërbimeve publike vetëm online.

Pjesa e mbetur u përket shërbimeve që kërkojnë patjetër prani fizike të qytetarëve, siç është lidhja e martesës në Gjendjen Civile, kontrolli fizik i automjeteve apo vendosja e shenjave të gishtërinjve për aplikimet për dokumentet biometrike, pasaportë dhe ID.

Së fundmi kemi kaluar shifrën e 3 milionë përdoruesve të regjistruar në portalin e-Albania, ndërkohë që janë mesatarisht mbi 1.7 milionë aplikime dhe afro 1 milion dokumente që gjenerohen me vulë elektronike çdo muaj.

Për të arritur deri këtu, kemi shënjuar disa gjurmë të rëndësishme, mes të cilave është viti 2017, kur vulës dhe nënshkrimit elektronik iu dha vlerë e plotë ligjore, me mbylljen e plotë të aplikimeve për shërbimet në sportelet fizike dhe aplikimit vetëm online në fillim të vitit 2020, për të mbërritur te reduktimi drastik i sporteleve fizike të institucioneve më 1 maj të vitit 2022, duke transformuar rrënjësisht fytyrën dhe imazhin e shtetit shqiptar, në modern, të dobishëm dhe praktikisht zgjidhës i çdo problematike vetëm me një klik!

Revolucioni shqiptar teknologjik u bë realitet falë mbështetjes dhe vizionit të qartë të qeverisë dhe kryeministrit Rama. Dhe ia vlejti! Sepse sot qytetarët dhe bizneset nuk enden më nëpër zyra, duke lënë bakshishe apo duke marrë shërbime falë miqve e shokëve.

Për një vërtetim, certifikatë, dokument, çdokush aplikon dhe e merr shërbimin shpejt nga një smartphone apo kompjuter. Nuk ka rëndësi fare se ku ndodhet, brenda apo jashtë vendit.

Biznesit i është kursyer koha, mjaft e vyer, sepse për biznesin koha është para. Bilancet, aplikimet për leje, licenca, vërtetime, nënshkrim elektronik, çdo gjë tashmë kryhet online. Janë 60 regjistra elektronikë që ndërveprojnë në kohë reale për çdo aplikim unik, për shqiptarët dhe bizneset kurdo dhe kudo.

Shteti shqiptar u ka kursyer qytetarëve dhe bizneseve 1010 vite pritje në radhë dhe mbi 12 milionë euro të kursyera prej dokumenteve nga letër në ofrimin e tyre online.

Qeverisje elektronike me një shtet të sigurt, digjital, modern, transparent që ka shtrënguar përfundimisht darët mbi fenomenin e dëmshëm të korrupsionit, që mbërtheu vendin tonë për vite të tëra të një Shqipërie postkomuniste.

Për digjitalizimin, Shqipëria është vlerësuar me nota pozitive nga BE, DASH, OKB, OECD, ndërsa në jo pak raste është konsideruar vend lider në rajon. Komisioni Europian, në progres-raportin e fundit, vlerësoi klimën dhe ritmin e mirë me të cilin po ecën digjitalizimi, duke dhënë rekomandime të vyera, mbi të cilat ne punojmë çdo ditë.

Jemi të ndërgjegjshëm për rolin tonë në historinë e Shqipërisë dhe përpjekjeve të saj për aderim në komunitetin europian. Dhe aderim pa një Shqipëri digjitale nuk ka!

 

Çfarë projektesh keni për periudhën afatmesme 2024-2026 dhe cilat fusha prekin?

Ritmi me të cilin po ecim është i shpejtë. Tashmë jemi gati për e-Albania 2.0 me modelin e ‘life events’ dhe shërbime proaktive, të cilat po punojmë që t’i përshtasim në bazë të nevojave dhe kërkesave specifike të përdoruesve, ose thënë ndryshe për ta personalizuar profilin e çdo përdoruesi, për t’iu përgjigjur sa më shpejt çdo kërkese për një shërbim të caktuar.

Pra, nëse një përdorues do të kërkojë një shërbim, p.sh., lidhur me lindjen e fëmijës, automatikisht do t’i shfaqen të gjitha shërbimet elektronike, të cilat ndjekin procesin zinxhir, njëri pas tjetrit për të cilat qytetari nuk ka më pse të kërkojë dhe rikërkojë, apo të pyesë asistencën e e-Albania se ku mund t’i gjejë.

Automatikisht atij do t’i shfaqet e gjithë fasha e shërbimeve që ka lidhje me këtë ngjarje të jetës, “lindjen e fëmijës”.

Ose, për ngjarje që lidhen me shëndetin dhe problematikat e tjera që lidhen me të, gjithashtu automatikisht do t’i shfaqen shërbimet që mund t’i përdorë dhe të finalizojë shpejt kërkesën e tij për të cilën po përdor portalin qeveritar e-Albania.

Katër ngjarjet e tjera të jetës të identifikuara janë: Kërkimi i një pune, ndryshimi i vendbanimit, dalja në pension, hapja e një biznesi.

Fokus të veçantë kemi për njerëzit me aftësi të kufizuara, të cilët duhet të shërbehen njësoj si të gjithë përdoruesit e tjerë.

Do të zbatojmë teknologji moderne për të garantuar shërbime sa më efikase për të gjithë, pa asnjë pengesë. Për shërbime të tjera të qeverisjes qendrore, por edhe asaj lokale.

Sot bashkitë operojnë me sisteme të ndryshme, gjysmë ose pak të automatizuara, për ofrimin e shërbimeve, që aksesohen pjesërisht fizikisht nga qytetarët dhe bizneset. Për qeverisjen lokale, planifikohet gjithashtu një evoluim digjital, për të ecur në një hap të përbashkët me avancimin në nivelin qendror.

Synojmë zvogëlimin e diferencave digjitale midis dy niveleve të qeverisjes që bazohet në kapacitetet ekzistuese njerëzore dhe infrastrukturore dhe përparon në mënyrë graduale dhe të qëndrueshme në një fazë më të lartë të sistemeve, infrastrukturës dhe kapaciteteve për t’i shfrytëzuar.

Në praktikë: Shërbime të shpejta, kohë më e shkurtër, qytetar dhe biznes i kënaqur!

Gjithashtu po bëjmë të mundur që së shpejti të jetë gati asistenti virtual i e-Albania! Puna jonë bazohet në Agjendën Digjitale 2022-2026, për të cilën gjithashtu jemi vlerësuar nga Komisioni Europian.

Një nga pikat kryesore të agjendës është edukimi dhe aftësimi digjital, praktika të cilat Shqipëria i ka nisur me mbështetjen që po u jep qeveria të rinjve për t’u formuar profesionalisht në fushën e inovacionit, ndërkohë që kodimi është përfshirë në kurrikulat arsimore të shkollave fillore.

Brenda dy viteve të ardhshme do të kemi dhe 200 smartlabs në 200 shkolla të vendit, nga 100 që janë aktualisht me vizionin e krijimit të një gjenerate me kodues të aftë.

Për herë të parë në Shqipëri, personave me aftësi të kufizuar e në nevojë do t’u ofrohen proteza me kosto shumë të ulët nëpërmjet printerave 3D, risi kjo që do të mundësohet në inkubatorin shtetëror “TechSpace” në Tiranë, si dhe në 10 qendrat rinore në qytete, nga komuniteti TOM që do të ngremë mes startup-eve, studentëve TIK, personave me aftësi të kufizuara, institucione publike e private.

Veç krijimit të infrastrukturës teknike dhe mjediseve të përshtatshme për të rinjtë që duan të krijojnë, por edhe të marrin njohuri të avancuara digjitale në fusha si programimi, Inteligjenca Artificiale dhe machine-learning, big data analysis, në terma më afatgjatë synojmë kalimin e Shqipërisë plotësisht digjitale brenda vitit 2030, një plan për të cilin jemi entuziastë dhe po punojmë fort.

 

Me çfarë sfidash përballet AKSHI aktualisht në mirëmbajtjen dhe menaxhimin e infrastrukturës digjitale?

Siguria kibernetike është sfida kryesore me të cilën përballet stafi AKSHI-t, në kohën e sotme ku çdo shërbim është digjital dhe siguria e të dhënave të qytetarëve është kryefjala.

Bashkë me zhvillimin dhe rritjen e nivelin, shtohet edhe rreziku për sulme keqdashëse kibernetike mbi sistemet tona.

Falë mbështetjes edhe të partnerëve amerikanë, sot 24/7 mbrohen infrastrukturat dhe sistemet qeveritare nga çdo sulm kibernetik nga Qendra Qeveritare Operacionale e Sigurisë e cila ruan në kohë reale hapësirën digjitale, me teknologjinë më të mirë.

 

Cilat sisteme paraqesin kostot më të mëdha për investime dhe mirëmbajtje?

Po jetojmë periudhën më fatlume të zhvillimit dhe revolucionit teknologjik. Paramendoni, 30 vite më parë, jo vetëm Shqipëria e dërrmuar nga një regjim i gjatë dhe e varfër ekonomikisht, por edhe vende të zhvilluara me një përparim të konsiderueshëm, as nuk mund ta imagjinonin se me çfarë vrapi do të ecte teknologjia në kaq pak kohë.

Dhe çfarë sprinti iu desh Shqipërisë në vetëm 10 vite të mbërrinte këtu ku është sot! Kemi 60 sisteme elektronike të shtetit shqiptar, që ndërveprojnë nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit, në kohë reale për të ofruar shërbimet nëpërmjet portalit e-Albania.

Tashmë planifikojmë integrimin e modeleve të Inteligjencës Artificiale për të rritur cilësisht aksesin e publikut në shërbimet e shtetit shqiptar, në nivel qendror dhe lokal.

Teknologjitë e reja të IA janë në fazë testimi, që kanë edhe kosto të fshehura, gjithnjë shoqëruar me llogaridhënie dhe transparencë të plotë.

 

A ka burime njerëzore të mjaftueshme për të garantuar mbarëvajtjen e infrastrukturës digjitale?

Pranë AKSHI-t, kemi fatin të jenë të punësuar ekspertët më të mirë, më të zotë, të trajnuar dhe që bashkëpunojnë me ekspertë të huaj çdo ditë.

Kjo sepse sfidat që sjell digjitalizimi dhe ky transformim i madh që vetëm zhvillohet, kërkon një menaxhim ekselent të infrastrukturave tona.

Por, burimet njerëzore nuk janë asnjëherë mjaftueshëm në një mjedis teknologjik që zgjerohet në mënyrë të vazhdueshme në drejtimin e shërbimeve elektronike, ndaj bazuar në agjendën digjitale, në fokus është aftësimi i vazhdueshëm digjital i të rinjve.

MONITOR.AL

Begaj takon fituesit e konkursit të gjuhës shqipe: Alfabeti, simboli më i bukur i bashkimit kombëtar

Në 116-vjetorin e Kongresit të Manastirit, në nderim të dijetarëve shqiptarë që vendosën njësimin e alfabetit shqip, Presidenti i Republikës,…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Begaj takon fituesit e konkursit të gjuhës shqipe: Alfabeti, simboli më i bukur i bashkimit kombëtar

Në 116-vjetorin e Kongresit të Manastirit, në nderim të dijetarëve shqiptarë që vendosën njësimin e alfabetit shqip, Presidenti i Republikës,…