Kamberi takon Kurtin: Shqiptarët e diskriminuar të Luginës nuk duhet të mbeten pa zë përfaqësimi

Partnerët e listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, kanë zhvilluar sot një takim në Prishtinë


Partnerët e listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, kanë zhvilluar sot një takim në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti, të cilën e kanë informuar mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve parlamentare të 17 dhjetorit.

Lajmi është bërë i ditur nga deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi përmes një postimi në Facebook.

Ai ka njoftuar kryeministrin Kurti mbi rëndësinë e vazhdimit të përfaqësimit të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.

“Shqiptarët e diskriminuar të Luginës nuk duhet e nuk guxojnë të mbesin pa zë përfaqësimi e pa përfaqësim të zëshëm”, ka thënë Kamberi.

Ai e ka quajtur të rëndësishme që në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi të vazhdohet përfaqësimi i drejtë dhe i denjë i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Duhet që shqiptarët e Luginës, me votë, të sigurojnë përfaqësimin parlamentar dhe të vazhdojnë betejën politike për drejtësi e barazi”, tha Kamberi.

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…